Zbardhen emrat e 23 personave që konkurrojnë për anëtarë në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
MCN Tv ka arritur të sigurojë dokumentin me emrat e garuesve, ku mes tyre bie në sy ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Përparim Kalo.
Në garë janë Adrian Leka, Alban Alimema, Albens Tabaku, Artan Reci, Bledar Bajri, Daniel Ndrekaj, Donata Lepenica, Emiljano Hajrulla, Entela Memishaj, Erind Gërmenji, Eris Hysi, Erjon Fejzulla, Fatos Lazimi, Ilir Alushi, Julian Kola, Klodian Gjermeni, Margarita Kola, Mirela Murati, Përparim Kalo, Petrit Gaci, Saimir Kola, Saimir Vishaj, Sokol Dedndreaj.
Përbërja e dy institucioneve që janë në drejtimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, do të rinovohet, ku janë nga gjashtë anëtarë që do bashkohen në KLGJ dhe KLP.
Prej tyre 3 do të jenë anëtarë të shoqërisë civile dhe 3 anëtarë magjistratë, të cilët do të kenë një mandat 5-vjeçar.
Ditën e shtunë më 5 gusht, ishte afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave nga shoqëria civile pranë Kuvendit, ndërsa për anëtarët magjistratë afati fundor i aplikimit është 4 shtatori.
Përgjegjës për gjithë procesin e konkurrimit dhe përzgjedhjes janë Gjykata e Lartë dhe Prokuroria e Përgjithshme.