Skema e mashtrimit! Tentuan të zhvatnin biznesmenin, arrestohen 3 persona

spot_img

TIRANË-Finalizohet operacioni policor i koduar “Replay”. Policia ka arrestuar tre persona, të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin tentuan që të përfitonin një shumë të madhe parash, nëpërmjet mashtrimit, nga një shtetas biznesmen, duke u prezantuar si zyrtarë të lartë të institucioneve.

Afrim Radici banues në Librazhd, Gëzim Çelanji 41 vjeç, banues në Skrapar dhe Qazim Vata 22 vjeç, banues në Kukës, iu prezantuan biznesmenit në Tiranë si zyrtarë të lartë dhe tentuan t’i merrnin një shumë prej 35 mijë euro. Në kërkim është shpallur organizatori i skemës.

Latest articles

Related articles