Influenceri Andrew Tate dhe vëllai i tij çlirohen nga arresti shtëpiak

Influenceri Andrew Tate dhe vëllai i tij Tristan kanë qenë në arrest shtëpiak që nga marsi dhe u akuzuan në qershor, por tani janë lënë të lirë nga Gjykata rumene. Të dy mund të lëvizin lirshëm nëpër Bukuresht dhe rrethin ku jetojnë. Megjithatë do të qëndrojnë nën kontrollin gjyqësor për 60 ditë; e po ashtu do duhet të raportojnë në Polici sa herë që do kërkohen.

Atyre u ndalohet gjithashtu të kontaktojnë dy bashkëpunëtorët rumunë të akuzuar për të njëjtat vepra penale; dëshmitarët ose viktimat e supozuara ose familjet e tyre. Shkelja e këtyre rregullave mund të rezultojë në kthimin e tyre në “arrest shtëpie” ose paraburgim.

Vëllezërit u arrestuan në dhjetor dhe po hetohen për përdhunim, trafikim njerëzish dhe formim të një grupi krimi të organizuar. Të dy i kanë mohuar akuzat. Që nga fillimi i hetimeve prillin e kaluar, 6 gra janë identifikuar nga prokurorët si viktima. Megjithatë, asnjë akuzë nuk është ngritur ende ndaj vëllezërve apo dy bashkëpunëtorëve rumunë që u arrestuan përkrah tyre.

Në vitin 2016, Tate, një ish-kikboksier britaniko-amerikan, u përjashtua nga emisioni televiziv britanik Big Brother për shkak të një videoje që dukej se e tregonte atë duke sulmuar një grua. Ai fitoi famë në internet, por u bllokua nga të gjitha rrjetet sociale pas shumë komenteve mizogjeniste, si psh: gratë duhet të “mbajnë përgjegjësi” për sulmet seksuale. Pavarësisht ndalimeve të mediave sociale, ai fitoi popullaritet, veçanërisht mes të rinjve, duke promovuar atë që ai e prezantoi si një mënyrë jetese hiper-mashkullore (Top-G)./BBC

Latest articles

Related articles