Shërbimi i fundit i Berishës për Arben Ahmetajt që të marrë azil politik

Për vite me radhë në dyert e redaksive trokisnin të panjohur që dëshironin “shkrime” për gjendjen e tyre të pasigurt në mënyrë që të fitonin azil politik në vendet e BE. Kjo kërkesë e pazakontë u kthye në një skemë “biznesi” me hapje gazetash dhe shoqatash për pajtimin e gjaqeve që lëshonin letra e faqe gazetash për rrezikun që i kanosej këtyre personave më hall.
Megjithatë sot për herë të parë ish kryeministri i vendit Sali Berisha i është përgjigjur hallit të Arben Ahmetajn për të fituar azil me përhapjen e skenarëve të frikshëm për rrezikun familjare të tij. Me këto deklarata të riprodhura në shumë media dhe të përkthyer në gjuhën e kërkuar nga gjykata Arben Ahmetaj mund të ndërtojë kërkesën për azil politik.
Ish nr. 2 i qeverisë Rama, për vite kampion ministri i Financave, Ekonomisë, Rindërtimit dhe Inceneratorëve është më arrati me të gjithë privilegjet që i jep mandati i deputetit. Jo vetëm pasaporta diplomatike por edhe rroga vazhdon të jetë një luks i tepruar për një person të kërkuar nga Interpoli në Rednotice.
Aleanca e Berishës me komshin e gjirit të Lalzit është përpara syve të të gjithëve sepse janë bashkë në biznese dhe ndërtime. Janë të lidhur me 700 fije për të mbajtur status kuonë e korrupsionit masicëv dhe minimit të demokracisë.

Latest articles

Related articles