Partia Demokratike duhet të promovojë intelektualë të rinj

Nga Marsid Gupi

Partia demokratike pas zgjedhjes së kryetarit të saj Z. Lulzim Basha, ka një hap tjetër të rëndësishëm dhe vendimtar për fatin e saj. Është pikërisht hapja e saj ndaj intelektualëve të rinj! E kam fjalën për djem dhe vajza të reja me kontribute në fushat përkatëse, të cilët janë akademikë ose profesionistë të çertifikuar me aktivitet në jetën publike. Etika, elokuenca në komunikim, profesionalizmi dhe pasioni për kauzat publike janë virtyte të domosdoshme të cilat do ti rikthejnë legjitimitetin moral,partisë Demokratike dhe elitës Shqiptare. Atë që nuk e bëri dot Sali Berisha, Edi Rama ose Ilir Meta duhet ta bëjë Lulzim Basha.
Sektorët kryesorë janë, fusha energjitike, fusha e inovacionit teknologjik, sektorët e drejtësisë sipas fushave përkatëse; drejtësia kushtetuese, procedurat administrative, problematikat në procedimet penale dhe civile, prokurimet publike, taksimi dhe sigurimet shoqërore, fusha e sistemit të shëndetësisë, sistemi arsimor dhe punësimi…. Mendoj se ka plot intelektualë të rinj që bëjnë kërkime shkencore në këto fusha, marrin pjesë në debate publike me arsyetime objektive, bëjnë denoncime publike, kanë pasion në aktivitetin profesional dhe duan të japin kontibut për shkak të humanizmit dhe dashurisë për vëndin e tyre.
Seneka tek vepra e tij “Epistulae Morale ad Lucilum” shprehej: Në politikë duhen të rinj me pasion dhe vokacion për detyrën e tyre, jo burrat e vjetër të verbër që akuzojnë shërbëtorin e tyre pse ska dritë ndërkohë qe nuk e kuptojnë se janë të verbër! Hovi rinor nuk njeh frikë përballë krimit, nuk njeh dorëzim përballë vështirësive dhe nuk ka nevojë për kompromis përballë padrejtësive.
Deri sot kemi jetuar një periudhë “Tiranie Stanjacioni” ku si në politikë, si në arsim, si në Biznes, si në profesione të lira janë po të njëjtët njerëz. Ata janë diga që lejon të kalojë vetëm ujin që i mundëson vazhdimësinë… Unë jam lodhur duke parë të njëjtët njerëz dhe mendoj se edhe populli i thjeshtë po ashtu. Prandaj Z. Lulzim Basha ke detyrën morale të hapë Partinë Demokratike ndaj intelektualëve të rinj që ti kthejë dinjitetin Shqipërisë dhe Shqiptarëve. Po kapitali elektoral do pyeste ndonjë mëndje diabolike ose e thënë troç a sjellin vota? Tokën mendoj se e përpunon dhe e bën më pjellore një traktor dhe një plug modern dhe tipi i ri sesa ndonjë model i vjetër i ndryshkur që duhej të ishte në muzeum

Latest articles

Related articles