Qeveria Rama kundër UÇK! – REDAKSIONALE

Dritan Dilaver Goxhaj, një prind shembullor, një qytetar i përkorë dhe sa herë shfaqej në media ishte e dobishme të dëgjohet. Babë e bir kanë qenë pjesë e UÇK me bindje patriotike duke shërbyer në detyra të ndryshme. Ai ka bërë një intervistë në DritareTv dhe i është përgjigjur pyetjeve për UÇK, për lidershipin e saj në Hagë. Ai ka zbuluar edhe disa emra që sipas tij janë dëshmitarë kundër Thaçit, Veselit, Krasniqit, Selimit, etj. Njëra prej tyre duket se është këshilltare e ministrit të Albin Kurtit, sipas Goxhajt.

Gjykata speciale me juridiksion në Kosovë ka çuar një urdhër arresti në Tiranë me letër porosi.

Qeveria Rama ka miratuar arrestimin e Goxhajt përmes ministrisë së Drejtësisë.

Prokuroria e Tiranës flet për ekstradim në Hagë.

Nuk e di sesa vlen fjala e lirë në këtë vend dhe çfarë ligjesh ka shkelur Goxhaj në TV, por sistemi i drejtësisë dhe Qeveria e KM nuk është duke mbrojtur interesin kombëtar.

Nuk dorëzohen qytetarët në Gjykata Speciale sepse flasin në media.

Përlotjet shtinjake të Edi Ramës për Hashën janë për konsumerizëm patriotik. Ai nuk e do Kosovën.

Latest articles

Related articles