Kë do të lëshojë Lali nga ekipi i tij?

E marta ia mori inceneritorin Tiranes, ndersa ditet ne vijim pritet qe t’i marre dhe ca njerez ne pyetje dhe ndoshta t’ja mbaje brenda per ca kohe.

Edhe nje femije pese vjec ne Shqiperi e kupton qe prej inceneritoreve do ta hane shume njerez nga politika, administrata dhe biznesi.

Filloi me qeverine dhe administraten rajonale, por duket qe do vazhdoje me bashkite, e madje me ate me te madhen, ate te Tiranes.

Kryeministri tashme, duket se i ka leshuar para drejtesise, ose ja ka marre ajo, shume nga bashkepunetoret me te afert, duke filluar me ish ministrin e mjedisin, ish zvKM, ish ministrin e financave dhe ndoshta dhe ish ministrine e infrastruktures, si dhe nje numer te madh punonjesish te administrates publike, nga sekretare te pergjithshem e deri tek specialiste te agjensive rajonale.

Pra, KM i leshoi njerezit e tij, ose ja moren. Por nga dje lind natyrshem pyetja:

Ke do te leshoje Lali nga ekipi i tij?

Nese vazhdojme me te njejten logjike, i bie qe Lalit t’i merren ne pyetje nga drejtesia ata zevendesa, drejtore te pergjithshem, drejtore te vegjel, shefa dhe specialiste qe mbulojne infrastrukture, punet publike, buxhetin, lejet mjedisore.

Shume prej tyre mund te jene ne pergjim dhe drejtesia mund te kete rene ne gjurme te shume e shume gjerave te tjera. Ndoshta dhe jo.

Pra nese deri dje ekipi i Lalit rrinte ne prapaskene i mbrojtur nga hija e tij e gjate dhe e gjere publike. Sot ekipi i Lalit eshte lakuriq. Per kete ka merite te vecante dhe BIRN.

Por le te shohim cfare do te ndodhe,

Ndoshta Lali i leshon.
Ndoshta dhe jo, duke dale vete lakuriq.
Ndoshta Lali eshte aq i forte sa t’i mbroje.

Prandaj dhe titulli mund te ishte:

A do ta leshoje Lali ekipin e tij?

Koha do ta tregoje se cfare udheheqesi kemi perpara nesh. Per momentin urojme qe drejtesia te beje drejtesi.

Latest articles

Related articles