Sociologu Mërtiri; : Foltorja do zvogëlohet, PD zyrtare do rritet

Sociologu Ergys Mërtiri komentoi në një intervistë për Euronews Albania situatën në Partinë Demokratike pas zgjedhjeve të së shtunës që rikthyen në krye të PD zyrtare.

Sipas tij, zgjedhjet e 14 majit treguan se PD zyrtare pa fushatë, pa mbështetje dhe pa kandidatë mori vota pothuajse sa Berisha, gjë që tregon se ajo do të jetë e ardhmja ndërsa Foltorja do vijë duke u zvogëluar.

“Zgjedhjet e 14 majit treguan se PD zyrtare pa fushatë fare, pa mbështetje, pa kandidatë në zgjedhje, pa kryetar dhe pa aktivitet politik prej 1 viti, pa para, pa mbështetje mediatike, pa asgjë mori vota relativisht krahasueshëm me Berishën. Kjo tregon se Berisha është dramë elektorale e opozitës ndaj mendoj se e vetmja forcë që ofron një të ardhme është kjo, pra PD zyrtare. E ardhmja do vijë duke e tkurrur PD e foltores dhe do rrisë PD zyrtare”, tha analisti

Latest articles

Related articles