NASA humbet kontaktin me anijen kozmike “Voyager 2”

NASA humbi kontaktin me anijen e saj kozmike Voyager 2, e cila ka mbledhur informacione të dobishme për sistemin tonë diellor pa pushim që nga viti 1977. Mësohet se komunikimet mund të mos rifillojnë deri në mes të tetorit, raportojnë mediat e huaja.

“Voyager 2”, i vendosur gati 12.4 miliardë milje nga Toka, aktualisht nuk është në gjendje të dërgojë të dhëna përsëri në Tokë ose të marrë komanda. Kontakti u ndërpre kur një seri komandash të planifikuara më 21 korrik shkaktuan aksidentalisht, që antena të drejtohej 2 gradë larg Tokës. Voyager 2 është e vetmja anije kozmike që ka vizituar Uranin dhe Neptunin dhe së bashku me Voyager 1 janë të vetmet anije kozmike që kanë hyrë në hapësirën ndëryjore. Edhe gati 50 vjet pas nisjes së tyre, çifti i anijeve kozmike Voyager vazhdojnë t’i dërgojnë informacione të dobishme dhe të rëndësishme NASA-s për shqyrtim nga shkencëtarët në Tokë.

Latest articles

Related articles