Kryeministri, Edi Rama për mes një postimi në llogarinë e tij në Facebook gjoja ka reaguar në lidhje me situatën e zjarreve në vend. Por në fakt është trysnimi i sistemitbtë drejtësisë për të goditur SPAK pas arrestimeve në PS. Gushti do të jetë plot me akuza për sistemin si reagim të presionit të brendshëm të maxhorancës.
Postimi:
Në postimin e tij Rama shkruan se janë zbardhur 55 zjarr vënie nga 79 ku kanë rënë në pranga 62 autorë.
Në fjalën e tij Rama përgëzoi policinë ndërsa theksoi një problematikë në lidhje me dënimin e autorëve.
Kryeministri u shpreh gjyqtarë të rretheve kanë një qasje të papërgjegjshme dhe nuk po i dënojnë siç duhet autorët. Ndërkohë ai kërkoi nga Inspektorati i Larte i drejtësisë të mos bëjnë sehir karshi këtyre individëve të padenjë por t’i shërbejnë ligjit të Republikës së Shqipërisë.