Kjo është 46-vjeçarja, nënë e 3 fëmijëve që iu mor jeta nga bashkëshorti

Gruaja në foto është Luiza Mullolli, 46-vjeçarja e cila mbeti e vrarë nga dora e bashkëshortit të saj mbrëmjen e djeshme në Maliq.

Ajo prej kohësh vuante dhunën nga bashkëshorti i saj dhe mësohet se ishin në proces divorci dhe gruaja ishte pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Mosmarrëveshjet mes çiftit, prindër të tre fëmijëve shkuan deri aty sa dje, 55-vjeçari Gjergj Mullolli, e vrau gruan me armë zjarri dhe e hodhi në një gropë të ujërave të zeza pranë banesës.

Luiza jetonte me djalin, teksa dy vajza i kishte të martuara dhe jetonin në Greqi.

Sipas familjarëve, bashkëshorti, i cili është ende në kërkim nga policia kishte tentuar dhe më parë ta mbyste.

Latest articles

Related articles