Basha mbledh kolegjin e Kryetarëve të PD

Një ditë pas zgjedhjes në krye të PD, Lulzim Basha ka mbledhur sot kolegjin e Kryetarëve. Mësohet se gjatë mbledhjes së sotme, Basha e ka nisur fjalimin e tij me një falënderim për punën e bërë gjatë ditës së djeshme. Siç shihet në fotot e mëposhtme, të pranishëm janë kryetarët e degëve, si dhe Enkelejd Alibeaj, Endri Hasa, Taulant Zeneli dhe Indrit Sefa.

Dje pas publikimit të rezultatit të zgjedhjeve për kryetar në Partinë Demokratike, Lulzim Basha falënderoi votuesit, strukturat e partisë si dhe kandidatin tjetër të kësaj gare, Gjergji Hanin. Basha tha se kjo ditë nuk shënon votën për një individ, por nisjen e një pune të menjëhershme.

Latest articles

Related articles