Ndërtimi i molit të ri të Shkodrës pasuron ofertën turistike

Në hyrje të qytetit të Shkodrës, në afërsi të Urës së Vjetër të Bunës, po punohet për molin e ri.Moli do të ketë përmasat 60 x 20 metra dhe një platformë lundruese 59 x 4 metra, që është shumë i përshtatshëm për varkat e lidhura.
Infrastruktura e ndërtuar nga projekti i moleve në Shkodër është një hap në drejtimin e duhur drejt një liqeni të mbushur me varka, tragete e kanoe, gjithmonë në respekt të vlerave unike mjedisore të liqenit.

Ndërtimi i tre moleve në Shkodër si dhe ndërlidhja kufitare me lundrim dhe rrugë me fshatrat në breg të liqenit në Malin e Zi do t’i hapë një perspektivë krejt tjetër turizmit në këtë zonë.

Latest articles

Related articles