Besimtarët bektashi kremton sot Ditën e Ashures

Sot për besimtarët bektashinj, është Dita e Ashures.

Ashurja, është një rit tradicional bektashian, që përkujton me veneracion heroin e Qerbelasë, Imam Hysenin dhe 72 dëshmorët e tij, që u vetflijuan, gjer në sakrificën njerëzore, sublime, për mbrojtjen e idealeve të jetës.
Për dhjetë ditë, bektashinjtë agjërojnë dhe në përfundim të agjërimit besimtarët pinë ujin e jetës, sherbetin dhe mbas kësaj vihet ashurja në zjarr dhe vazhdon të nesërmen “Dita e Ashures”.

Ashurja është ëmbëlsira e posaçme që merr emrin e kësaj dite. Ashure do të thotë dita e njëmbëdhjetë. Ashurja gatuhet me grurë, ujë, niseshte, fasule, bath, misër, fiq të thatë, rrush të thatë, arra, sheqer (ose mjaltë, pekmez, musht), kanellë si dhe shumë prodhime të tjera që dalin nga toka. Në ceremoninë fetare recitohet me zë të lartë, bëhen lutje fetare në një heshtje zie. Pastaj bëhen vizita, gjatë të cilave populli dhe besimtarët hanë ashuren. Ashurja vazhdon përgjatë gjithë muajit të hënës Muharrem, ku të gjithë besimtarët e pregatisin këtë ëmbëlsirë jo vetëm për familjet e tyre por edhe për të gjithë të afërmit, duke u uruar mirësi, paqe, dashuri midis njëri tjetrit.

Latest articles

Related articles