SPAK prangos antarët e klanit Bajri në Shkodër

Operacioni ndërkombëtar ‘’Oaz’’ arrestoi brenda një viti 11 anëtarë të grupit ‘’Bajri’’, të cilët akuzoheshin për një sërë veprash të rënda penale, si: kanosje, gjobvënie të paligjshme, vrasje, trafik droge, pastrim parash, etj.

Grupi ‘’Bajri’’ njihet si njëri prej strukturave më të rrezikshme kriminale në Shkodër dhe jashtë saj. Konfliktet me grupin tjetër ‘’Lici’’ kanë prodhuar një numër të madh viktimash.

Po ashtu, një tjetër detaj nga megaoperacioni i Policisë së Shtetit, të shtrirë në disa qytete, është fakti se Xhevahir Lita ka qenë prokuror në Shkodër kur dyshohet se kanë ndodhur ngjarjet kriminale që mendohet se këta personazhe i lidhin me njëri-tjetrin.

Latest articles

Related articles