Arrestohet qeveria por nuk përfiton Opozita? Pse?

Nga Indrit Vokshi

Në Shqipëri qeverisë i arrestohen 4 figura dhe, Opozita nuk mundet të përfitojë politikisht. Gjithkund tjetër Opozita do të kishte përfituar e do të kishte kërkuar zgjedhje të parakohëshme.

Pse nuk mundet të përfitojë Opozita? Sepse gjysma e Opozitës është vetë kundër Prokurorisë, kundër ShBA, pasi ka hallet e veta e nuk ka interes që drejtësia të veprojë. Gjysma tjetër pret që Amerika t’i marrë për dore e t’i ulë tek karrigia e qeverisë.

Zgjedhje të parakohëshme nuk munden pasi humbin thellë e i japin Ramës 90 mandate. Kur konkuron kundër prokurorisë e kundër ShBA-ve në emër të krimeve të së shkuarës, nuk fiton gjë, pasi popullit nuk i interesojnë interesat e ngushta të tuat.

Po të konkuronin thjesht kundër qeverisë në emër të opozitarizmit shqiptar, në ketë rast edhe mund të fitonin, duke përfshirë shumësinë e interesave të kësaj shoqërie. Prandaj ndodh që arrestohet qeveria e nuk përfiton Opozita.

Latest articles

Related articles