Pse dëshpërimi dhe frika e Sali Berishës, kanë kapur kulmin?


NGA BATO KOSOVA

Rikthimi me shumë gjasa i Lulzim Bashës në krye të Partisë Demokratike, riorganizimi i saj, mbështetja e qytetarëve dhe e ndërkombëtarëve e ka tërbuar Sali Berishën, i cili në fakt prej kohe është me veshët nga SPAK për dosjet që implikojnë familjarët e tij.

Pasi nuk i eci strategjia me një grup deputetësh, (“Të fjetur” brenda PD deri pak kohë përpara zgjedhjeve lokale të 14 majit), të cilët i përdori për të mos zhvilluar zgjedhje në PD, në mënyrë që partia të shuhej ngadalë e më pas logon ta çonin te Berisha, tani ka hedhur në skenë Flamur Nokën.

Anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD, (një pjesë kanë punuar kundër partisë duke kërkuar vota për Ilir Metën, e disa janë pjesë e strukturave paralele të Berishës), ka nisur ti telefonojë, ti thërrasë, ti joshë e tu bëjë presion, Flamur Noka dhe Sait Dollapi, për të firmosur kundër zgjedhjeve në PD.

Pra Berisha nuk njeh zgjedhjet në PD dhe po përdor çdo mënyrë për ti sabotuar.

Çfarë surprize! Po kujt i bëhet vonë dhe çfarë vlere ka sot e pëgjithmonë, se çfarë mendon Berisha bashkë me strukturën e tij parapolitike, bashkë edhe me “të fjeturit” brenda PD, që tani janë “zgjuar” për të kuruar dëshpërimin e Berishës.

Të gjithë kanë zero vlerë. E vetmja vlerë është se po tregon dëshpërimin e madh ku kanë rënë, pas dështimit të planit malinj me zgjedhjet lokale.

Pra synimi për të kapur një rezultat optimist për të përshpejtuar nën alibinë e “bashkimit për të mundur Ramën”, dorëzimin e vulës dhe PD te Berisha.

Dështuan pas humbjes dërmuese të 14 majit, por PD dhe Basha nuk i ndihmon dot, për të kuruar dëshpërimin ku janë zhytur.

Njerëzit e Rithemelimit po ikin në masë sepse e dinë se s’kanë asnjë të ardhme aty ku priten lajme vetëm nga SPAK.

Kjo e ka tërbuar Berishën dhe levat e tij si Flamur Noka, e disa nga “të fjeturit” që u zgjuan papritur.

Sali Berisha është aq i dëshpëruar sa po lëpin dy vite pështyma dhe po e njeh PD zyrtare e cila deri më sot sipas tij nuk egzistonte.

Po ëndërron dhe po punon me dëshpërim që të arrijë ditën kur SPAK, ta thërrasë si kryetar të PD.

Është investuar deri në dëshpërim, majtas e djathtas, që kur SPAK të thërrasë familjarët dhe bashkëpunëtorët e tij të zhytur në korrupsion kur qeverisnin me atë, të bërtasë; Po goditen njerëzit e kryetarit të opozitës!

Ndoshta e gjitha i hyn në punë për letra “azili politik”, por ky është halli i tij dhe atyre që i janë strehuar nën sqetull.

Ajo që duket politikisht dëshpëruese është se për këtë qëllim, ai po hedh poshtë strukturat e tij të Rithemelimit ku ka plot të gënjyer, të cilët po mendonin se e gjitha ishte për të “Rrëzuar regjimin Rama”.

Sepse një njeri, nuk mund të figurojë dhe të votojë si anëtarë në dy Këshilla Kombëtarë paralel, siç po tenton që të bëjë Flamur Noka me të ” fjeturit” brenda PD, të cilët u zgjuan si me komandë qendrore, para dhe pas 14 majit.

Por si çdo përpjekje e tyre e dëshpëruar më herët, edhe ky aksion ilegal dhe okult është në kufinjtë e qesharakes.

Deputetë që mbledhin firmat e mbështetësve të Berishës, për të kundërshtuar zgjedhjet në PD-në antiberishiste dhe properëndimore!

Një burim i yni, ishte shokuar kur Flamur Noka e kishte thirrur të firmoste një formular me emrat e disa deputetëve që nuk kishin lënë gjë pa i sharë për një vit rresht.

Ai jo vetëm që nuk e kishte firmosur, por që nga ai moment kishte vendosur ti bashkohet Lulzim Bashaës pasi kishte kuptuar se lëvizjet e tyre nuk kanë asnjë lidhje me moralin, nuk bëhen për demokratët, por vetëm për interesat personale dhe pazaret e tyre për një vend në listat e deputetëve.

Urdhër arresti për Arben Ahmetaj, duket se e ka tronditur shumë Sali Berishën.

Prandaj njëherë del e na flet për non gratën duke treguar se si fëmijët e tij janë përfshirë në korrupsion, e njëherë tjetër është gati të pranojë se gjithçka ka ngritur në këto dy vjet, ka qenë pa vlerë e vetëm i një show televiziv.

Sepse vlerën e ka njësoj, siç kishte vetshpallja e Sali Berishës kryetar.

PD duhet ta injorojë këtë këngë mashtruese të “sirenave” nga çdo krah.

Ajo është duke ecur në një proces historik.

Duhet të përmbyllë sa më parë riorganizimin dhe të bëhet gati për zgjedhjet finale të përgjithshme, pavarësisht kur bëhen.

E po kaq shpejt do të jenë dhe levizjet e SPAK, që do të vazhdojnë të trondisin të korruptuarit e djeshëm dhe të sotëm./ Alfapress.al

Latest articles

Related articles