Meta “lan duart” nga hetimi i SPAK: Nuk mbaj përgjegjësi për kohën që nuk e drejtoja unë LSI!

Ditën e premte Petrit Vasili është thirrur në SPAK ku është pyetur lidhur me lobimin e bërë nga LSI (sot PL) në SHBA.

I pyetur për këtë zhvillim, Ilir Meta, kreu i PL, deklaroi në “Kjo Javë” se sa kohë ai ka qenë në krye të LSI, nuk ka shkelur kurrë ligjin.

“Sa i takon Metës, SPAK të bëjë çfarë hetimi të dojë, të çojë letra jo në Amerikë por dhe në Hënë, dhe ta ketë të qartë që Meta dhe PL zbatojnë vetëm ligjet e Shqipërisë, Amerikës dhe çdo vendi. Të jeni të sigurt që asgjë nuk ka pasur të kundraligjshme, që të paktën në kohën që unë kam drejtuar, sepse nuk mund të marr përsipër për kohën që nuk kam drejtuar, absolutisht asgjë’, deklaroi ai ndër të tjera.

Latest articles

Related articles