Avokatja shqiptare në Londër komenton romanin e autores së “Fifty Shades of Grey” për përshkrimin mizor të shqiptarëve

Avokatja shqiptare në Londër komenton romanin e autores së “Fifty Shades of Grey” për përshkrimin mizor të shqiptarëve
“The Missus”, novela më e fundit nga EL James është shoqëruar jo me pak debate në Britani për historinë që trajton, atë të vajze të trafikuar shqiptare.

Është vazhdimi i “The Mister”, i cili u botua në vitin 2019 si romani i parë i James pas “Fifty Shades of Grey”. Alessia, një e re shqiptare, u rrëmbye dhe që u kontrabandua në Britani, u detyrua të ushtronte prostitucion, por u shpëtua nga një aristokrat i vjetër i quajtur Maxim Trevelyan, i cili më pas u dashurua me të.

“Missus” e sheh Alessia-n konsiderohet fatlume që bëhet gruaja e tij – merr madje edhe një titull të lartë, sepse vëllai i Maxim i kishte vdekur dhe ai është bërë një lord, i pasur dhe me prona. Dasma duhet të organizohet sipas traditave në Shqipëri – duke festuar edhe me armë, madje, babai i Alessia-s mbante dhe përdorte armën – dhe pikërisht kështu nis historia e kurorëzimit të martesës mes tyre.

Në reçencën e “The Telegraph” autori thotë se “nuk jam i sigurt se çfarë i ka bërë Shqipëria që EL James i ka ofenduar aq shumë shqiptarët. “Jo vetëm që të gjithë burrat janë të dehur e të dhunshëm ose kriminelë me nam, por ata nuk dinë as sesi të përdorin dushin”, është një ndër përshkrimet fyese për shqiptarët në librin që shkaktoi debate. Ka shumë skena erotike në “The Missus”. Maxim nuk mund të mendojë për asgjë tjetër veçse të mësojë sesi të sillet Alessia, rreth jetës së re të aristokratëve britanikë.

Klentiana Mahmutaj, avokate e njohur në Londër, ishte e ftuar në Radio “Times” për të komentuar rreth novelës aq të diskutuar të “Fifty Shades of Grey” ku trajtohet historia e vajzës së trafikuar nga Shqipëria, e cila u shpëtua nga një aristokrat britanik.

“Autorja trajton tema të mëdha: si trafikimi i qenieve njerëzore, dhuna në familje, ndarjet klasore dhe ksenofobia, por asnjë nga këto tema nuk është eksploruar ashtu siç duhet. Në vend të kësaj, ajo i përdor ato si karrem për të bërë interesante atë që është, në thelb, një libër i rëndomtë mbi seksin. Rezultati përfundimtar është se libri është i mbushur kryesisht me klishe dhe përshkrime dembele. Ka stilin e përciptë të një tabloidi, qoftë për shqiptarët ashtu edhe për shtresat e larta angleze” tha ndër të tjera në përshkrimin e saj avokatja e mirënjohur shqiptare në Londër, Klentiana Mahmutaj.

Latest articles

Related articles