Tiranë, pas muajit të mjaltit gruaja padit burrin në polici sepse nuk i bënte dhurata

Martesa e një çifti të ri në Tiranë, ka zgjatur veç një muaj. Burri përfundoi në polici, pasi gruaja e denoncoi burrin në polici për dhunë dhe mos dhënie të dhuratave,

Çifti u njoh në një lokal ku e reja punonte si kameriere që u prezantua si një studente e mjekësisë që braktisi shkollën për arsye ekonomike.

Shumë shpejt ata vendosën të lidhen dhe të martohen. Por sipas dy vendimeve të gjykatës, njëra nga gjyqtari Sokol Pasho dhe tjetra nga Valbon Çekrezi, në muajin maj, e reja telefonoi policinë e Kamzës duke pretenduar për dhunë.

U celebruam tregon e reja dhe ai më ofendon duke më thënë injorante. Kërkoj urdhër mbrojtjeje prej tij por jo ndjekje penale thuhet më tej. Në pritje të ekspertizave gjykata e Tiranës e la bashkëshortin e ri në arrest me burg me afat deri në 28 qershor.

Kur dhëndëri e apeloi çështjen, ai mori lirinë e menjëhershme, mbasi ai tregoi se në një rast kur nuk i kishte plotësuar kërkesat, ajo e kishte sulmuar e nervozuar duke i shkatërruar automjetin, thuhet në dosjen e siguruar nga TCh.

Me provat në tavolinë gjykata përmend rrëfimet e të dyve, nga njëra anë nusen e penduar dhe nga ana tjetër 35-vjeçarin që thotë se e ka falur por nuk do të kthehet në bashkëjetesë

“Më erdhi keq për të se e pashë në vështirësi ekonomike. E mora në shtëpi dhe aty e njoha, sepse sa herë nuk i plotësoja kërkesat ajo nervozohej dhe ndërmerrte veprime të panevojshme”, ka thënë burri.

Latest articles

Related articles