Mungesa e kryeministrit në Kuvend – Analisti Mërtiri: Rama është i zhytur në llucë, të japë llogari!

Në emisionin “Open” në “News24”, analisti Ergys Mërtiri teksa komentoi mungesën e kryeministrin Edi Rama në Kuvend, u shpreh se ka një problem shumë të madh, pasi shmang përgjegjësinë për të dhënë llogari.

“Rama e di që është i zhytur në llucën e tij dhe nuk ka se çfarë të thotë. Ne nuk kemi nevojë të shohim politikanë që bëjnë sikur janë të shqetësuar shumë. Të gjithë e dimë që Ahmetaj ishte figurë e rëndësishme dhe po ashtu qytetarët janë i kanë njohur korrupsionet masive. Përgjegjësia duhet dhënë, por ne nuk kemi Parlament. Po të kishim Parlament serioz do ta merrnim Ramën në pyetje”, tha Mërtiri.

Latest articles

Related articles