I vodhi paratë në mes të rrugës turistit amerikan, arrestohet 21-vjeçari

Një 21-vjeçar është arrestuar në Shkodër pasi i ka vjedhur një shtetasi amerikan një shumë parash në rrugë.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë i riu G. B, i cili dyshohet se i ka vjedhur 27 000 lekë të rinj dhe 55€, shtetasit amerikan E. C., përkohësisht banues në qytetin e Shkodrës.

Mësohet se 21-vjeçari ka qenë i dënuar më parë për vjedhje.

Latest articles

Related articles