Zekthi: Meta ka zgjedhur të rri në heshtje! SPAK po arreston

Analisti Fitim Zekthi foli në lidhje me situatën politike në vend.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se opozita ka rënë në heshtje për shkak të humbjes së thellë që pati në zgjedhje dhe për shkak të drejtësisë që kohët e fundit sipas tij po shton frikën te politikanët.

Më tej ai nënvizoi se drejtësia është një nga shkaqet kryesore që opozita po heshtë dhe nuk po reagon për ngjarjet e fundit.

“Këta ça thonë sot nuk e thonë nesër. Meta e kuptoi se ajo që ndodhi ishte e mjaftueshme për të kuptuar se nuk vazhdohet kështu, duhet diçka tjetër. Meta ka zgjedhur të rri në heshtje, kjo është çështja. Vera është e heshtur, e një nga arsyet është Prokuroria. Nëse do kishim një rezultat tjetër zgjedhje nuk do kishim heshtje. Humbja e opozitës prodhoi një shok total dhe është e përballueshme. Dobësimi i opozitës e dobësoi atë dhe para drejtësisë. Mendoj se drejtësia e ka frikësuar opozitën dhe kjo e fundit po heshtë tani”- tha ai.

Latest articles

Related articles