Godole: Të ndahemi nga kulti i individit. Berishizmi derivat i Enverizmit

Pedagogia Jonila Godole, njëherësh anëtare e Kryesisë së PD, tha në emisionin “Bilardo” se PD-së i duhet një lidership i ri me njerëz të pakorruptuar dhe të pa përfolur në afera. Godole tha se PD ka një brand të fortë si parti, por tanimë ka nevojë për njerëz dhe program të ri që t’u flasë qytetarëve të shekullit XXI.

Pyetjes, çfarë duhet të bëjë PD sot, Godole i përgjigjet:

“Lidership të ri, riorganizim total, absolutisht me njerëz të rinj, të pakorruptuar, pa asnjë dosje, pa as përfoljen më të vogël. Kemi pafund njerëz. Pse mendon se shqiptarët janë….Pjesa më e korruptuar është në politikë!

PD ka nevojë për një lidership të ri dhe patjetër do bëhet përsëri, por çfarë quhet përsëri. PD ka nevojë për një vizion të ri, ka nevojë për njerëz të rinj, të cilën ta çojnë nga pika ku e kanë marrë, le të themi është afër fundit, dhe ta çojnë në një stad tjetër më të lart, dhe më përpara, përballë një qeverie si e Ramës.

Është një vend i vogël dhe është e vështirë të krijosh brand-e. PD e ka një brand të fortë dhe mbi të gjitha më tepër është pjesa historike e saj, si u themelua atëherë, në çfarë momenti u themelua. Unë do kisha preferuar që PD vet ta rigjente forcën që të riformatohej dhe të ngrihej, për këtë ka nevojë për njerëz dhe mbi të gjitha për një program të ri. Ka nevojë t’u flasë qytetarëve të shekullit XXI, jo me temat e vjetra”, tha ajo.

Godole shmangu një përgjigje kur u pyet nëse Lulzim Basha po bën lojën e vet apo të dikujt tjetër. Ajo tha se duhet të ndahemi nga kulti i individit, sikundër është Berishizmi.

“Në Shqipëri duhet të rikthejmë garën e brendshme, por mbi të gjitha edhe qytetarët ta kuptojnë që të ndahemi nga kulti i individit, se i kemi thënë Berishizmi, po Berishizmi çfarë është? Pikërisht kjo, kulti i individit, mospasja e zgjedhjeve të lira brenda partisë. Një derivat i Ramizmit, Enverizmit, komunizmit. Mendësia e atij që kur hipën në pushtet nuk largohet më prej tij, kjo duhet të marrë fund”, shtoi ajo.

Latest articles

Related articles