Nga Skënder Sadri KAPITI
Ndryshimi, ndëshkimi i politikës së vjetër në Shqipëri është jetike sot për shqiptarët, jo vetëm të Shqipërisë por edhe për Kosovën, sepse politika e vjetër e Tiranës, e gjitha kush më shumë e kush më pak nuk kanë treguar interesimin e duhur por janë treguar të papërgjegjshm ndaj cështjes kombëtare dhe janë shquar për mosmbështeje ndaj Kosovës.
Pas 29 Korrikut 2023 Partia Demokratike e Shqipërisë me zgjedhjen e kryetarit të PD-së, PD-ja vjen shpejt në pushtet.
Ja pse, që të binden ata skeptikët, ata që nuk shohin dhe që nuk e njohin politikën, por edhe fanatikët, egoistët, injorantët si dhe të mashtruarit dhe sidomos korrupsioni.
Tashmë është mëse e sqaruar se gjëndja ku ndodhet Shqipëria prej 32 vitesh ka për faktorë dhe për autorë të gjithë politikën e vjetër të korrupsionit, dhe që sot kjo politikë identifikohet si trinonmi i së keqes apo sic e ka përcaktuar Basha si“Trekëndëshi i Bermudës”: Parti Socialiste(Rama)- Foltore( Berisha)- LSI( Meta).
Betejën kundër Trekëndëshit të Bermudëes e filloi ishkryetari i PD-së , Lulzim Basha , kundër të cilit komplotoi e gjithë politika e vjetër e tranzicionit, korrupsioni dhe antiamerikanizmi.
Ata të cilët nuk e shohin apo nuk e njohin këtë të vërtetë , dhe ata që bejnë sikur nuk e dinë por bëjnë e shpikin alibira kundra të vërtetës janë djallëzorë, hipokritë, egoistë,mercenarë e sevilë.
Ky Trekëndëeshi politik i Bermudës në Shqipëri është si ai “Trekëndëshi i Bermudës në Kosovë, LDK-PDK-AAK , të cilin e dërrmoi votuesi në Kosovë me 14 Shkurt 2021.
Mirëpo më habit fakti se si ka në Kosovë individë apo intelektualë e analistë edhe ata parimorë dhe të vertetë që nuk e thonë këtë realitet për Shqipërinë , por fanatikisht e verbërisht mbajnë dhe bëjnë tifozllëk me këtë apo atë politikan e kryetar partie e pushteti në Shqipëri,kur në Kosovë u vjen mirë kur dikush nga Shqipëria mbështet aq fort ndryshimin në Kosovë kundër politikës së vjetër.
Nuk është koha dhe as nuk është serioze dhe as e besueshme që për të shëmbur regjimin korruptiv të Edi Ramës t’i referohesh ishëve të politikës së opozitës, p.sh. Berishës kur pushteti i tij dhe të atyre që i ka në Foltore u ndëshkua aq rëndë ne vitin 2013 po për korrupsion.
Shqiptarët dhe aleati i madh i Shqiptarëve mbështesin politikën demokratike dhe sidomos atë antikorrupsion,sepse korrupsioni është armiku më i madh i shtetit,demokracisë dhe shoqërisë.
Korrupsioni nuk luftohet me korrupsion,dhe të korruptuarit e sotëm nuk luftohen nga ish të korruptuarit e djeshëm.
Pra Rama dhe regjimi i tij nuk rrëzohen nga ishregjimi Berisha-Meta.
Dhe për t’u ardhur në ndihmë shqiptarëve dhe për të ndëshkuar korrupsionin SHBA-të detyruan politikën shqiptare për miratimin e Vetting-ut në Drejtësi.
Ky Vetting penguar e kundërshtuar hapur nga politika po godet rëndë , po heton, arreston e dënon personazhe VIP, ministra, zëvëndëskryeministra,deputetë,kryetar Bashkish të pushtetit të Edi Ramës gjë që kurrë ky ndëshkim nuk është parë gjatë këtyre viteve tranzicion. Ky veprim i drejtësisë e SPAK-ut, si ka mundësi që nuk mbështet nga Fltrorja e as nga foltoristët,apo mos kanë frikë se tani do fillojë SPAK-u edhe me ata të ishpushtetit të Berishës?! Dhe paralelisht SHBA po lufton korrupsionin edhe të Partisë Demokratike dhe atyre të PS-së duke shpallur “non grata” për korrupsion e mbrojtje të tij ish kryeministrin Berisha, si dhe deputetë e kryetar bashkish socialistë.
Mirëpo kur SHBA vendos sanksione dhe shpall “non grata” deputetë e kryetar bashkish të Partisë Socialiste,në Partinë Socialiste nuk fillojnë turbullira antiamerikane si bejnë disa demokratë me Foltoren e Berishën.
Dhe kur Basha konform politikës amerikane të luftës kundër korrupsionit,kur dhe sapo Basha e përjashtoi Berishën nga Grupi Parlamentar i PD-së ,politika e vjetër e PD-së, dhe jo vetëm ajo por e gjithë politika e vjetër e “Trekëndëshit të Bermudës” komplotuan kundër Bashës për ta asgjësuar atë politikisht sepse politika e vjetër e shikonte Bashën si kërcënim pasi Basha kishte edhe mbështetjen amerikane.
Pra, e gjithë politika e vjetër e tranzicionit është në një linjë e front kundër ndryshimit ,kundër ardhjes në pushtet të Elitës se Re Politike të PD-së, kundër Bashës. Por që shëmbja e sistemit dhe e diktaturës së korrupsionit në Shqipëerri është e pashmangshme.


