Jo Ahmetaj, po edhe Edi Rama të arrestohet, qeveria nuk rrëzohet

Nga Indrit Vokshi

Sepse ska kush e rrëzon. Opozita, në 2 vjet rresht, njëra anë psh është e vendosur t’i tregojë Amerikës se profesor doktor Sali Berisha është i ndershëm, ska prova kundër tij. Edhe pse e dinë se tarafi Berisha është super i pasur. Edhe pse po u paraqitën provat, do thonë se i ka shpikur Sorosi. Pra nuk janë ofertë qeverisëse, janë në emergjencë revolucionare për të mbrojtur bosin.

Ana tjetër, PD, rrinë shohin hava duke pritur që Amerika tiu heqë qafe bosin Sali që ai të mos iu hedhë më bomba nëpër oborr. E gjithë opozita është pa ofertë qeverisëse dhe shqiptarët nuk e shohin si opsion ku mund ta investojnë besimin.

Prandaj pas çdo arrestimi do na duhet të durojmë një video-konferencë të Edi Ramës ku të na çajë dërrasat duke manipuluar kur dihet dhe kuptohet se arkitekti i vjedhjes është vetë Rama.

Latest articles

Related articles