Dosja “Ahmetaj”, LITA: SPAK ka ndjekur një strategji që të çmontojnë tullë pas tulle.

Gazetari Lavdrim Lita ka komentuar reagimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj, ndaj të cilit është miratuar kërkesa e SPAK nga Kuvendi për arrestimin e tij.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se postimi i Ahmetajt në rrjetet sociale mund të shihet si shantazh i drejtpërdrejt për kreun e qeverisë Edi Rama.

Më tej ai nënvizoi se në aferën e inceneratorëve janë të përfshirë shumë ministri e drejtori ndërsa shtoi se SPAK nuk ka pasur fuqi që të shembte një aferë kaq të madhe korrupsioni.

“Mund të lexohet si shantazh i drejtpërdrejt për kryeministrin Rama. Por ky i fundit nuk i ka ngrënë këto presione. Marrja e kohës për të përpiluar raportin ishte për të distancuar PS nga Arben Ahmetaj. Ahmetaj ishte një shok i keq brenda PS që vidhte dhe bënte korrupsion në mënyrë të pavarur nga shokët e tij. Kjo mund të kuptohet nga sjellja e PS. Por nuk është kështu. Ne kemi të gjithë elementët për një grup të strukturuar kriminal që kanë bërë një aferë shumë të madhe.

Bëhet fjalë për 430 milion euro. Në këtë aferë janë të përfshirë shumë ministri, shumë drejtori që do të thotë se kanë bashkëpunuar ndërmjet tyre. SPAK sipas mendimit tim nuk ka arritur të vlerësojë të gjithë panoramikën dhe nuk besoj se ka pasur fuqi të shembte këtë mur të madh korrupsioni. SPAK ka ndjekur një strategji që të çmontojnë tullë pas tulle. Pas Kokës, Bllakos, Ahmetajt, Zoto-s, Mërtirit do të hiqen dhe tullat tjera që janë në SPAK. Një nga arsyet e seancës e SPAK me dyer të mbyllura ishte që të mos dilte sekreti hetimor”-tha ai.

Latest articles

Related articles