Doktor Berisha, Ilir Metaj dhe Inceneratori Ahmetaj – REDAKSIONALE

Ditën e sotme u vu re mungesa në seancën plenare të ish kryetares së LSI, Monika Kryemadhi. I pranishëm në votimin për mandatin e Arben Ahmetaj ishte vetëm Petrit Vasili ndërkohë që 2 deputetet e tjera të LSI që sot quhet Partia e Lirisë nuk ishin prezente në seancë. Rastësi? Aspak!

Por, trau përpara syve të Berishës, që është në një rresht me deputetët e Partisë së Lirisë, nuk bëri përshtypje për Sali Berishën. Përse? E thjeshtë! Aleanca e inceneratorit është arsyeja. Në komisionin hetimor të inceneratorëve, Edmond Spaho u largua në shenjë proteste duke akuzuar këtë komision që po i shërbente Edi Ramës. E gjitha kjo ndodhi kur Berishës i duhej Ilir Metaj dhe anasjelltas, më vonë Berisha kandidoi me logon e LSI në zgjedhjet e 6 marsit dhe një vit më vonë me koalicionin e tij me Metën morën vetëm 7 bashki.

Aleanca e pashenjtë vërehet edhe në mbrojtjen publike që ish kryetarja e LSI i bënte ish zv Kryeministrit që sot është në kërkim, Arben Ahmetaj. Kjo përforcoi zërat në korridorin e mediave dhe politikës se ka një aleancë të fshehtë mes Metës dhe Ahmetaj e më tej Berishës. Ka qenë kjo aleancë që ka shtyrë ndoshta ish LSI që mos të jetë prezente? Mundet.

Ajo që habit është që z. Berisha nuk e shqetëson kjo. Pra, që aleatët që i kanë dhënë dhe logon e partisë për të kandiduar dy herë në zgjedhje vendore janë të përzier me pazare me një person në kërkim. Jo! Atë e shqetëson PD dhe ndaj përiqet që të kapitalizojë mbi çfarë është e mundur në këtë forcë politike.

Prandaj, zgjodhi të sulmojë sot Bashën ndërsa anëtarin tjetër të bandës Basha-Bardha, dmth Gazmend Bardhin e duartrokiti me shumë respekt. Pra sulmoi Lulzim Bravën dhe duartrokiti Gazmend Bravën. Pse ky ndryshim qëndrimi? E thjeshtë. Berisha e di që Partia Demokratike dhe grupi parlamentar i kësaj partie ka kapitalizuar në maksimum komisionin hetimor të inceneratorëve.

Dikur media e tij personale dhe surrogate e sulmonte kryetaren e komisionit hetimor si përfituese lejesh ndërtimi ndërsa sot ka gjetur një gjuhë tjetër që duhet ta balancojë. Dikur surrogatët e tij në media atakonin komisionin se po fshihte provat ndërkohë që sot e lëvdojnë kapitalizimin e tij.

E gjitha kjo paradë qesharake e Berishës bëhet për të marrë pak nga shkëlqimi i një grupi parlamentar që me gjithë peripecitë e veta ka arritur të korrë fitoren që Sali Berisha nuk ka mundur ta fitojë. Pra, ka arritur që të marrë imunitetin e ish zëvendës kryeministrit Ahmetaj. Kjo, pas sulmeve të Berishës, Ramës, Veliaj, Ahmetaj dhe të tjerëve ndaj tyre.

Ironia është se mediat e vetme që kanë mbetur në sulm ndaj komisonit dhe grupit të PD me të njëjtën gjuhë të Berishës janë ato që paguhen nga Ahmetaj dhe që çuditërisht për një vit e gjysmë kanë kënduar këngën e Sali Berishës!

Latest articles

Related articles