Aktori Kevin Spacey në lot përpara trupës gjykuese: Kam humbur gjithçka brenda pak ditësh

Kevin Spacey, aktori i njohur amerikan, dy herë fitues i çmimit Oscar, shpërtheu në lot teksa mbante fjalën e tij përpara trupës gjykuese në Southwark, Britani e Madhe, teksa po gjykohet nën akuzën për ngacmim seksual.

“Bota ime u shemb kur akuzat për abuzim seksual shfaqën për herë të parë në vitin 2017. Kam humbur punën time, humba reputacionin tim, humba gjithçka brenda pak ditësh.”

Spacey, 63 vjeç, bënë publike edhe faktin se tashmë është zhytur në borxhe. Me disa përjashtime gjatë pesë, gjashtë viteve të fundit, nuk kam qenë në gjendje të punoj.

Unë nuk kam pasur shumë para më vete, dhe kam pasur shumë fatura ligjore për të paguar, një pjesë të madhe të së cilave gjithsesi i kam borxh.

Ylli i “House of Card” mohoj të ketë abuzuar seksualisht me meshkujt të tjerë kundër vullnetit të tyre, por listës së dëshmitarëve kundër tij i është shtuar edhe një aktorë aspirant që flet për abuzime gjatë një feste të organizuar nga Elton John.

Spacey mohon 12 akuzat kundër tij, shtatë për sulm seksual, tre për ngacmime të pahijshme, dhe dy akuza për dhunimin fizik ndaj personave për t’u përfshirë në aktivitet seksual pa pëlqim.

Dhe teksa Londra po zien nga lajmet për aktorin hollivudian, Ligjvënësit në Mbretërinë e Bashkuar duket se do të bashkohen për të luftuar sjelljet seksiste në sektorin e financave pas një vargu skandalesh që kanë tronditur vendin në vitin 2023.

Anëtarët e Komisionit parlamentar të Thesarit po inkurajojnë veçanërisht gratë që të paraqesin dëshmi të përvojës së tyre në industri.

Latest articles

Related articles