Orgesa Zaimi prezanton projektin e ri muzikor dedikuar bashkëshortit: Mentori, muzika e ditëve të mia. Gati kënga e re

Këngëtarja Orgesa Zaimi sapo është prezantuar me projektin e ri muzikor “Je”. Në një intervistë për gazetarin Andri Xhahu në emisionin “Në radio”, Zaimi zbuloi se kënga është një dedikim për bashkëshortin e saj. “Pasi i bëra dedikimin dhe kënga u lançua, Mentori më tha: ‘O grua, ma bëre borxh’.”

Orgesa tregon se me Mentorin kanë 16 vjet që janë bashkë edhe pse janë njohur shumë më herët. “Mentori më njeh që kur isha 17 vjeçe. Është një njohje graduale dhe me hapa të sigurtë. Është i vetmi njeri që më njeh në të 360 gradët e mia. Lidhja jonë është konsoliduar pas dy fëmijëve tanë. Gjithë kjo jetë e kaluar bashkë. Kemi investuar shumë për të qenë këtu ku jemi.”

Kënga është kompozuar nga Kledi Bahiti ndërsa tekstin e ka shkruar vetë Orgesa. “Erdhi shumë i sinqertë si dedikim. Flas me fjalë të thjeshta dhe shumë të ndjera për dashurinë time për Mentorin sepse ai është realisht muzika e ditëve të mia. Shpresoj të gjithë ta gjejnë veten në këtë këngë dhe t’ia dedikojnë gjysmës së tyre. Dashuria është një ndjenjë pa të cilën njeriu nuk mund të rrijë dot.”

E pyetur se si e kanë pritur fëmijët këngën, Zaimi tregon se ata janë kritikët më të mëdhenj. “Kur dëgjuan fjalët ‘gjysma ime’ ata thanë: ‘Ah po, është për babin, se babi është gjysma jote.’ E kërcejnë këtë këngë dhe më mbështesin shumë në formën e tyre fëminore dhe të sinqertë.”

Koncepti artistik është krijuar nga stilisti Joni Peçi. “Për mua është hera e tretë që bashkëpunoj me të. Joni më ka parë në një sy që unë nuk e kam parë dot veten time. Ai ka bërë një punë të mrekullueshme.”

Se çfarë do të ketë në vazhdim të karrierës së saj muzikore, Orgesa zbuloi ekskluzivisht se është gati një këngë e re. “Është një bashkëpunim, jo me një por me dy artistë. Do jetë një këngë diellore.”

Ajo u shpreh se ka dëshirë të marrë pjesë edhe në Festivalin e Këngës në RTSH. “Kam shumë dëshirë nëse do të kem një material të mirë. Do vij më shumë kënaqësi. Mezi pres sepse të performoj live me Orkestrën fantastike. Është një nga gjërat që dua të bëj më shumë. Është një ndjesi shumë e bukur për çdo artist, është plotësimi i vetes.”

Latest articles

Related articles