‘Ahmetaj’ – Gazetarja: Janë pyetur mbi 90 persona! Ish-ministri po lobon me deputetët t’i japin kohë…

Deri tani janë pyetur mbi 90 persona në lidhje me hetimet që po zhvillohet për ish-ministrin e Ekonomisë Arben Ahmetaj, për të cilin SPAK i ka kërkuar Kuvendit që të lejohet kontrolli i banesës së tij, por edhe heqjen e mandatit që t’i hapet rrugë arrestimit. Kështu bëri me dije gazetarja e Report Tv, Keti Banushi, në emisionin ‘Studio Live’, e cila shtoi se avokatët e ish-ministrit do të bien dakord me kërkesën e SPAK, në mbledhjen e Këshillit të Mandatave.
Janë pyetur mbi 90 persona për dosjen e Arben Ahmetajt. Avokatët pasi të paraqesin kërkesë e tyre kam përshtypje do bien dakord dhe do pranojnë të lejohet kontrolli i banesës pasi kërkesa e SPAK është lejimi i kontrollit të banesës por edhe me arrestimin. SPAK ka punuar imtësi dhe ka mundur të verifikojë disa prej akuzave që janë kundër tij. Është një rrugë e gjatë, këto vonesa mesa shoh. Mendoj se Ahmetaj po lobon më deputetët që t’i japin kohë. Në këto kushte nuk është e vështirë të gjesh edhe vendin me të cilën mund të arratisesh. Më shumë është lobimi që ai kërkon brenda deputetëve.’- tha Banushi.
Ndërkohë deputeti Kreshnik Çollaku tha për gazetarin Arbër Hitaj, se mazhoranca po e ndihmon Ahmetajn që të arratiset.

Latest articles

Related articles