Tabaku thirrje Ahmetaj: Bashkëpuno me Drejtësinë

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku në një dalje për mediat, deklaroi se dosja e SPAK për Arben Ahmetajn faktoi çdo akuzë të ngritur nga Komisioni Hetimor për inceneratorët.

Tabaku tha se u vërtetua afera e abuzimit me 430 milionë euro të inceneratorëve. Mes të tjerash ajo i bëri thirrje Ahmetajn që të bashkëpunojë me drejtësinë, në mënyrë të tillë që SPAK t’i shkojë deri në fund këtij hetimi.

Tabaku:

Mund të bëj edhe një thirrje të fundit?
Unë kam një thirrje për z.Ahmetaj ashtu siç e kisha për këdo që ishte përpara Komisionit Hetimor dhe këdo që ka shkuar përpara Drejtësisë.
Thirrja ime është të bashkëpunoni me Drejtësinë, bashkëpunoni me SPAK-un. Shqiptarët kanë nëvojë që sot ti shkojnë kësaj afere deri në fund.

Zbardhja e pyetje-përgjigjeve në konferencën për media

Pyetje: Ju thatë që SPAK ka bashkëpunuar me Kuvendin, ka marrë bisedat dhe deklarimet nga Komisionet për inceneratorët, a ka kërkuar SPAK deklarime nga Kryeministri Edi Rama në këtë Komision?
J.Tabaku: Unë di që SPAK ka qënë në komunikim me Parlamentin e Shqipërisë për të marrë të zbardhura të gjitha dëshmitë e tre javëve të fundit. Nuk di detaje të listës, por di që deri në datën 23 Shkurt që ka qënë dita e fundit, që nga data 2 Shkurt deri më 23 Shkurt, të gjitha të zbardhura i kanë shkuar SPAK-ut pak javë më parë.

Pyetje: Në fjalën tuaj ju deklaruat se inceneratorët janë një instalacion i korrupsionit e në fakt akuzuat po ashtu që qeveria, personat e shtetit janë vendosur në dispozicion të drejtuesve të tyre, mbi ç’fakte e prova e bëni këtë deklaratë?
J.Tabaku: Unë në fakt këtë shkresë që të gjithë e kemi marrrë, që ka qënë publike në media, që është kërkesa e përmbledhur e dosjes hetimore, e kam lexuar me shumë vëmendje dhe dua që t’ju ndaloj në dy momente dhe besoj që edhe ju të gjithë e keni degjuar me shumë kujdes.
Nga faqa 5 e këtij dokumenti deri në faqen 9 shpjegohet e gjithë procedura që është ndjekur për miratimin e tre kontratave të inceneratorëve për qytetin e Elbasanit, të Fierit dhe të Tiranës. E gjitha është marrë nga padia dhe nga dëshmitë, nga puna e Komisionit Hetimor, por aty ka edhe disa fakte të reja që për mua kanë qënë tronditëse. Sesi zyrtarët e shtetit janë thirrur në zyrë nga ish-zv. Kryeministri dhe i është bërë presion për të firmosur, sesi zyrtarë të Ministrisë së Financave të cilët me profesionalizëm dhe përgjegjësi kanë bërë punën e tyre, kanë rrefuzuar që të firmosin për këtë kontratë, dhe email-et dhe shkresat e tyre i shkojnë biznesmenëve.
A ka patur ndonjëherë shteti shqiptar degradim të tillë, që një punonjës i Ministrisë së Financave të jetë i pambrojtur, a ka kapje shteti më të madhe se kjo?
A ka kapje shteti më të madhe se një Drejtor i Ministrisë së Financave i thotë Ministrit unë nuk e firmos se ka këto probleme dhe të gjitha këto email-e i shkojnë pronarëve të inceneratorëve?
Unë nuk besoj që ka nevojë për më shumë prova, fakte sesa kjo përmbledhje. Unë jam në dijeni që është dorëzuar një dosje, që është një dosje hetimore më rreth 300 faqe që e ka të detajuar të gjithën, por të paktën kjo që ne jemi vendosur në dijeni publikisht nga mediat dhe nga njoftimi i SPAK-ut e tregon qartësisht sesi gjithë shteti ka qënë në funksion të marrjes së tre kontratave nga këto tre persona, që mos të harrojmë, janë akoma në kërkim.

Pyetje: Komisioni Hetimor e ka denoscuar z. Ahmetaj në lidhje me inceneratorin e Elbasanit, a ka ndonjë nga akuzat e këtij komisioni që e gjeni në akuzën e SPAK?
A ka Partia Demokratike një plan se çfarë do të ndodhë me këto godina që edhe sot që ne flasim vazhdojnë të marrin lekë nga taksat e sqiptarëve?
J.Tabaku: Së pari, dua t’ju kujtoj të gjithëve që hetimi, ashtu siç e përmendi SPAK, ka nisur me padinë e Partisë Demokratike të Tetorit të 2020 numër 277. Më pas kësaj padie i janë shtuar informacione të tjera dhe padi të tjera për të arritur te 277/1, kjo që është për zv. Ministrin Ahmetaj.
E gjithë procedura e përshkruar që fillon me njoftimin e SPAK në lidhje me procedurën, ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve në qarkun e Elbasanit dhe roli që ka luajtur ministri Ahmetaj aty kur është shprehur parimisht dakord për një procedurë përzgjedhëse me negociim pa shpallje të njoftimit kur ka vazhduar ka miratuar në kundërshtim me kuadrin ligjor procedurën, kur i ka dhënë bonusin kësaj kompanie, kur është miratuar buxheti, që ka shtuar, ka bërë një shtesë në buxhet, kur ka qënë vazhdimisht në dijeni edhe të problemeve duke filluar nga 2014 deri në 2017, kur janë alokuar fondet për të gjitha procedurat, të cilat SPAK i ka ndarë në katër grupe prcedurash, për të katër këto procedura të cilat janë në padinë që Partia Demokratike ka bërë, por njëkohësisht janë edhe në padinë ë dytë që ne bëmë pas përfundimit të Komisinit Hetimor, është ngritur një akuzë për korrupsion dhe ndikimin e tij për dhënien e këtij konçesioni si rezultat i lidhjeve miqësore në këmbim të përfitimeve të këtyre personave
Së dyti, qeveria shqiptare, besoj se të gjithëve i kujtohet, pa dashur të bëhem shumë teknike dhe pa dashur që të futemi në detaje që ndoshta edhe për qytetarët nuk ka rëndësi. Ka patur një projekt i cili ishte me landfillet rajonale. Javën e kaluar kaloi në Parlament projekti i GIZ-it, i cili merr parasysh këtë strukturë, të landfilleve rajonale. Ne kaluam një kredi 50 mln euro për landfillin e Korçës dhe kjo ka qënë strategjia që qeveria shqiptare ka patur. Ndërkohë që nga asgjëja në 2014, këto shpikën një emergjencë mjedisore, dhe kjo emergjencë mjedisore që në atë kohë është një dokument që nuk ekziston, se ka parë askush, që është jo-ligjor, që nuk e kanë firmosur, që s’ka patur një mbledhje edhe të këshillit përkatës që duhet ta shpallte këtë, nga asgjëja nxori inceneratorët, të cilët duhet t’ju kujtoj se janë mënyra më pak preferenciale për menaxhimin e mbetjeve, sipas raportit të progresit. Përveçse janë korruptive nuk janë në lidhje dhe në përputhje me standardet e Bashkimit Europian dhe qartësisht kanë një ndikim negativ në mjedis.
Partia Demokratike ka qënë gjithmonë e mbështetur në partnerët gjerman për sa i përket strategjisë për menaxhimin e mbetjeve. Sot është e drejtë që kemi një fakt tjetër, realitet tjetër, sot i kemi këto tre instalacionet e korrupsionit, sot paratë janë duke u paguar, për Elbasanin e për Fierin kanë përfunduar, për Tiranën vazhdojnë, janë paguar të paktën 60 mln euro. Në këto kushte, unë besoj që duhet ti kalojnë menjëherë në pronësi bashkive dhe duhet menjëherë bashkitë të marrin në administrim këto tre djegësa për të parë mënyrën sesi mund të vendosen në dispozicion, edhe për inceneratorin e Tiranës, që të gjithë e dimë, keni qënë me mua një pjesë e juaja, nuk ka incenerator, aty është vetëm një landfill, edhe për të, duhet të kaloj në pronësi të bashkisë së Tiranës, të ndërpriten pagesat menjëherë dhe të shikohet mënyra më e mirë sesi buxheti i shtetit mos të vazhdojë akoma të paguajë këtë aferë korruptive.

Mund të bëj edhe një thirrje të fundit?
Unë kam një thirrje për z.Ahmetaj ashtu siç e kisha për këdo që ishte përpara Komisionit Hetimor dhe këdo që ka shkuar përpara Drejtësisë.
Thirrja ime është të bashkëpunoni me Drejtësinë, bashkëpunoni me SPAK-un. Shqiptarët kanë nëvojë që sot ti shkojnë kësaj afere deri në fund
Faleminderit

Latest articles

Related articles