Njeriu i Revolucioneve Berisha hesht për komshiun e tij në Gjirin e Lalzit, Ahmetaj

Njeriu i “revolucioneve” që do të përmbysë Edi Ramën, Sali Berisha ka qepur gojën me mëndafsh për gjitonin e tij dhe Ilir Metës në Gjirin e Lalzit. Arben Ahmetaj është një hap burgut dhe “opozita e vërtetë” hesht në faj sepse ka frikë ti japë kredite SPAK-ut. Nuk ia jep SPAK-UT se kanë hallet e tyre të mëdha me drejtësinë, si familje e shpallur Non Grata për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar, posaçërisht B9.

Sali Berisha po iu dëften demokratëve se është në aferë me të korruptuarit e Edi Ramës. Ai nuk po kalëron as protestën dhe as revoltën për korrupsionin e qeverisë. Ai ka hallin e dhëndrit të tij, në SPAK, që dyshohet se ka tjetërsuar kompleksin Partizani dhe dyshohet për pastrim parash. Ai ka frikë se do tia arrestojnë një e nga një njerëzit e afërt.

Opozita është kapur 4cipërisht. Sali Berisha është aq i pacipë sa nxjerr një shejtanbudalla të shajë akoma Yuri Kim dhe reformën në drejtësi. Janë të pashpresë dhe të poshtër njëkohësisht.

Tik taku për pranga në Rithemelimin po afron, burgu është gati për kalorësit e korrupsionit.

Latest articles

Related articles