Kush po i arreston Ahmetajn me shokë?

Nga Indrit Vokshi

Në media shkruhet se Ahmetajn, Dakon, Kokën, Tahirin, i ka burgosur Edi Rama. Thonë se ai e komandon drejtësinë e ai po i burgos.

Nëse i ka burgosur Edi Rama, atëherë i bie se Rama paska vendosur një standart shtetëror, më të lartin deri sot. Sepse atij kryeministrit para Ramës, Sali Ligjit, i kapeshin ministrat me video-korrupsion e nëpër shpërthime gjigande dhe, jo vetëm që nuk shkonin në burg por ri-emëroheshin në qeveri.

E vërteta është se nuk i ka burgosur Edi Rama. Edi Rama krejt lehtë mund t’i mbante ata jashtë burgut dhe nuk do të ndodhte asgjë, nuk do shkaktohej asnjë pasojë, nuk do kishte asnjë çudi, por do të vazhdonte mormalisht jeta rutinë njëlloj si 30 vjetët që lamë pas, pa u arrestuar e pa u dënuar askush.

Mirëpo është një forcë tjetër e cila ua prish ekuacionin politik.

Me 14 shkurt 2016, Sekretari i Shtetit John Kerry ka ardhur në Tiranë dhe ka deklaruar se i bën thirrje politikës shqiptare të miratojë Reformën në Drejtësi. Pra dmth Reforma në Drejtësi është interes i ShBA. Problemi i këtyre është se duan t’i harrojnë deklaratat e ShBA, nuk duan t’i përfshijnë brenda analizës dhe argumentit.

Nëse Sekretari i Shtetit ka deklaruar se reforma është interes i ShBA, nuk e ka deklaruar as si shaka, as sa për konsum ditor, as si bllof. E ka deklaruar sepse ShBA kanë kërkuar instrumente përmes të cilave të ekzekutojnë politikën e tyre në Shqipëri. Këto instrumente janë në parlament, qeveri, polici, ushtri, SHISH, media, prokurori e gjykata.

Shteti shqiptar si shtet i NATO, me ndihmën amerikane apo thënë me saktë me imponimin amerikan, duhet të kapë disa norma të sigurisë; jo prej dashurisë së Amerikës për Shqipërinë por prej interesit dhe prej manualit që duhet zbatuar në vendet e NATO.

Prandaj edhe kur Rama të mos jetë më kryeministër, SPAK do të vazhdojë të funksionojë. Dikujt i nevojitet përralla se SPAK është krijesë e Ramës prandaj mundohen ta paraqesin si teatër të Edi Ramës. Megjithë influencën që Rama mund të ketë fituar gjatë rrugës, qëllimin e Reformës në Drejtësi e shpalli Sekretari i Shtetit me 14 shkurt 2016.

Në Kroaci psh është dënuar kryeministri dhe 100 të tjerë. SPAK-un e atjeshëm (USKOK quhet), nuk e komandon Edi Rama.

Latest articles

Related articles