Leonard Solis prej vitesh është drejtues mjekësor i një spitali privat në vend dhe ka qenë për dy mandate Ministër i Shëndetësisë i Republikës së Shqipërisë.
I angazhuar në politikë që prej vitit 1992, ka drejtuar parti politike por ka mbajtur edhe pozicione shumë të rëndësishme në qeveri. Ne vitin 1997-2001 është dekretuar nga presidenti Mejdani si Ministër i Shëndetësisë dhe Ambjentit në Qeverinë Nano, Majko e Meta.
Megjithë këtë përvojë ai është lëshuar në një diarre televizive tek media e familjes Berisha për të sulmuar Lulzim Bashën, ish kreun e PD. Ai ka thënë fjalë më të rënda seç mund të ketë thënë edhe vetë Sali Berisha për Lulzim Bashën.
Ndonëse motivi i Berishës për të sulmuar Lulzim Bashën është kryekëput politik, motivi i Leonard Solis duket si urrejtje për diçka që nuk i është dhënë, pra, mandati i deputetit të PBDNJ në Tiranë.
Këtë vend në listë të sigurtë e mori kryetari i partisë filogreke Vangjel Dule.
Natyra depresive e një mjeku është më e rrezikshme sesa natyra deluzive e Sali Berishës. Gjen tenxherja kapakun.