“Tragjedia e Jonadës” – Mbyllen hetimet për shefin e Policisë së Himarës

Prokuroria e Vlorës ka mbyllur hetimet në lidhje me vdekjen e 7-vjeçares Joanda Avdiaj më 2 gusht të vitit 2022, në plazhin e Potamit.

Mësohet se i pandehur është marrë Arjan Tase, ish-shefi i komisariatit të Himarës, i cili e goditi atë me skaf teksa ishte në breg të detit.

Sipas dosjes, ndaj tij rëndon akuza e “Vrasjes së kryer në formën e dashjes indirekte”.

Hetuesit theksojnë se Tase teksa drejtonte një gomone në një zonë detare të ndaluar dhe e destinuar për pushues, ka goditur me helikat e motorëve vajzën e mitur, Jonada Avdia, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Tase ka pranuar autorësinë e krimit, duke kërkuar falje familjarëve të vajzës së mitur.

Latest articles

Related articles