PD, Jupi: Rama sot hesht për Rrajat! Ka një zgjidhje: Veting politikës!


Anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike, Taulanta Jupi, nëpërmjet një reagimi në Twitter për ngjarjen e rëndë në Krujë, ka thënë se arsyeja se pse Edi Rama hesht është se ai po zbaton ” Kodin e heshtjes” për ata që prej vitesh e mbajnë në pushtet.

Sipas Jupit vetëm vettingu në politikë, (I kërkuar me forcë nga Lulzim Basha), është e vetmja zgjidhje që krimi dhe korrupsioni të zhduken nga politika. Kujtojmë se ditën e djeshme vëllezërit, djali dhe pjesëtarë të tjerë të fisit të deputetit të PS, Rahman Rraja, dhunuan në mënyrë barbare dy qytetarë.

Pedagogia Taulanda Jupi, antarëëe e kryesisë së PD:

Rama sot hesht.
Hesht sepse kodi i heshtjes është ai me të cilin mbron ata që prej vitesh e mbajnë në pushtet, mbron ata të cilët i sigurojnë vota në çdo formë dhe çdo mjet.
✋Ka vetëm një zgjidhje kundër llojit “Rrajave” të çdo ngjyre – #VETTING!
Shqipëria mund të bëhet, por duhet vullnet! Për fat të keq ky vullnet nuk gjendet tek ata që korrupsionin dhe krimin e kanë kthyer në mjetin e vetëm me të cilin dominojnë apo sundojnë realitetin politik në Shqipëri.

E pikërisht për të dalë nga ky rreth vicioz ku rrotullohemi pambarimisht prej 32 vitesh, #VETTING-u i politikanëve është domosdoshmëri SOT, për të ardhmen që duam nesër!

Latest articles

Related articles