S’ka krizë për koncesionet! Prej 6 vite pagesat arrijnë në 620 mln euro

Përgjatë gjithë vitit të kaluar sekor të ndryshëm dhe qytetarët kërkuan mbështetjen e qeverisë për të përballuar krizën e çmimeve. Por teksa qytetarët u detyruan të përballonin të vetëm këtë krizë të fortë, koncesionarët gllabëruan nga taksat e shqiptarëve mbi 12.6 miliardë lekë (123,587,307 euro).

Ndërkohë që qeveria u tregua dorë shtrënguar me qytetarët me ndihmën që dha për të përballuar krizën e inflacionit, nga buxheti i shtetit janë bërë të gjitha pagesat e planifikuara për 11 koncesionet.

Raporti mes ndihmës së dhënë për 2.8 milionë shqiptar dhe 11 biznesmenëve, nxjerrë në pah gjendjen e rëndë ku ndodhet vendi me pabarazinë e theksuar. Ndërkohë që qeveria bënte propagandë për 7.8 miliardë lekë (76,264,319 euro) që shpërndau për pensionistët dhe disa kategori të tjera familjesh në nevojë, ju dha oligarkëve 12.6 miliardë lekë.

Pra përgjatë vitit të kaluar kur inflacioni arriti kulmin që prej viteve 90’, qeveria vendosi t’ju jepte 47.3 milionë euro më shumë kontratave koncesionare sesa qytetarëve që mezi mbyllnin muajin.Si u ndanë lekët mes koncesioneve?
Ministria e Financave raporton se gjatë vitit të kaluar janë bërë pagesa për 11 kontrata konesionare, që në shumicën e rasteve janë realizuar në masën 99%.

Kontratat e bëra në emër të shëndetit po kushtojnë miliona euro në një vend ku propagandohet me ‘Shëndetësinë Falas’. Vetëm nga taksat tona për katër kontratat koncesionare atë të dializës, së check up, shërbimet laboratorike dhe mjetet kirurgjikale janë paguar rreth 5 miliardë lekë.

Rreth 1.7 miliardë lekë i ka marrë seti i instrumenteve kirurgjikale, nga rreth 1.5 miliardë lekë që ishte vlera e pagesave në vitin 2021. Më pas është ofrimi i shërbimeve spitalore me vlerë 1.6 miliardë lekë me një rritje të fortë nga viti 2021 që u dhanë 1.1 miliardë lekë.
Pas shëndetit infrastruktura rrugore po merr më shumë lekë nga taksat tona. Janë 3.9 miliardë lekë paggesa të bëra për vitin e kaluar për tre kontrata. 2.9 miliardë lekë janë dhënë për rrugën e Arbrit që ende nuk dihet se kur do të mbarojë, ndjekur nga kontrata për Milot-Morinë me 740.9 milionë lekë dhe kontrata Porti i Jahteve – By Pass Orikum – Dukat (Ura e Shën Elizës) me vlerë ” që ka marrë nga buxheti vjet 224 milionë lekë.Po ashtu në vlerën e 1.9 miliardë lekë janë pagesat për kontratën “Financimi, ngritja dhe operimi i shërbimit të skanimit të konteinerve e automjeteve të tjera në Republikën e Shqipërisë” 395 milionë lekë për “Për Përmirësimin e Infrastrukturës Arsimore në Bashkinë e Tiranës “Për Projektimin, Financimin, Ndërtimin, Mobilimin, Mirëmbajtjen, Mbikqyrjen dhe Kolaudimin e pesë objekteve arsimore në Zonën Tirana 1”.

Mbi 1.4 miliardë lekë kanë shkuar nga buxheti i shtetit për të paguar kontratat e mbuluara nga aferat e korrupsionit sa i takon trajtimit të mbetjeve. Konkretisht mbi 1 miliardë lekë janë pagesat për inceneratorin e Tiranës dhe 376 milionë lekë për inceneratorin e Fierit. Të dyja këto kontrata të debatuara janë të përfshira në skema korrupsoni e për të cilat ka persona të arrestuar e të tjerë në kërkim.

Koncesionet marrin miliona por nuk monitorohen!
Vetë Ministria e Financave pranon se kontratat koncesionare kanë një sërë problematikash që janë serioze e që vënë në diskutim edhe efektivitetin e tyre si dhe përfitimin që kanë vërtet qytetarët tek ato.

Gjetjet kryesore në sistemin e koncesioneve dhe ankandeve evidentohen në: Mos respektimin e kushteve të marrëveshjeve lidhur me garancitë financiare të marrëveshjeve. Mungesën e monitorimit të zbatimit të kontratave koncesionare që janë në fazën e ndërtimit ose kanë hyrë në fazën e shfrytëzimit dhe mos monitorimin e veprimtarisë së sektorit të oponencës teknike”, thuhet në raportin e Ministrisë së Financave.

Shpesh Kontrolli i Lartë i Shtetit ka ngritur shqetësime për mungesë të monitorimit të ecurisë së kontratave koncesionare, çka ka bërë që të mos përmbushen detyrimet e përcaktuara. Rasti i check up është trajtuar nga KLSH pasi ka pasur një numër të ulët shërbimesh, apo zvarritja me përfundimin e rrugëve të dhëna me koncesion.

Pagesat e bëra ndër vite!
Kontratat koncesionare vit pas viti marrin miliona euro nga buxheti i shtetit, aq sa është e pakuptimtë se përse shteti ja ka dhënë privatit këto projekte përsa kohë paguan. Duke qenë se këto investime po marrin miliona çdo vit pyetja që lind është-“Pse duhet ti shfrytëzoj privati asetet publike përsa kohë po i paguajmë?

Që prej vitit 2017 deri më tani sipas të dhënave të Ministrisë së Financave janë shpenzuar nga buxheti i shtetit rreth 620 milionë euro për kontratat koncesionare.

Kulmi i pagesave ka qenë në vitin 2019, në vlerën e 13.6 miliardë lekë, më pas u regjistrua një rënie e këtyre pagesave për tu rritur përsëri në vitin e kaluar.

PAGESAT PËR KONTRATAT KONCESIONARE
Viti 2017 7,192,686 mijë lekë

Viti 2018 8,760,645 mijë lekë

Viti 2019 13,652,568 mijë lekë

Viti 2020 9,633,635 mijë lekë

Viti 2021 11,443,679 mijë lekë

Viti 2022 12,640,991 mijë lekë

Totali 63,324,204 mijë lekë

Latest articles

Related articles