A po gabon qeveria ne perpjekjet per ndalimin e largimit te punonjesve te shendetesise ?

Migrimi nderkombetar i punonjesve te kualifikuar eshte thuajse unik per sektorin e shendetesise, gje qe po thellon mungesen e punonjesve te kualifikuar shendetesore ne vendet relativisht me pak te zhvilluara si vendi yne qe tashme po vuajne nga mungesa edhe me te mprehta.
Nuk ishte e rastit qe perpara me shume se nje dekade (2010) vendet anetare te OBSH-se miratuan Kodin Global te Praktikes per Rekrutim Nderkombetar te Personelit Shendetesor ne vitin 2010, duke u angazhuar per te permiresuar planifikimin e fuqise punetore shendetesore dhe per t’iu pergjigjur ne menyre te padrejte nevojave te ardhshme te vendit pa u mbeshtetur ne burimet njerezore te vendeve te tjera. Qellimi ishte qe nepermjet trajnimit te nje numri te mjaftueshem brenda vendit te shmangej mbeshtetja sistematike te vendet e tjera per te plotesuar nevojat e brendshme. Pavaresisht kesaj, levizjet e personelit mjekesor drejt vendeve me te zhvilluara vazhduan, ndonese me ritme me te ngadalshme, duke perfshire edhe Shtetet e Bashkuara qe ishin dhe mbeten importuesi me i madh i mjekeve dhe infermiereve te trajnuar nga jashte, ndersa Mbreteria e Bashkuar eshte importuesi i dyte me i madh. Njekohesisht vendet e ndryshme te ndermarrin politika specifike dekurajuese te ketij fenomeni.
Ne perputhje me parimet e gjera te Kodit Global te Praktikes se OBSH-se, disa vende te OECD-se kane arritur qe nga viti 2010 disa marreveshje dypaleshe ose shumepaleshe me vende te tjera per te arritur nje bashkepunim reciprokisht te dobishem ne trajnimin nderkombetar dhe rekrutimin e personelit shendetesor.
Mesimi qe nxjerrim: qeveria shqiptare as ka konsultuar dhe as e ka referuar OBSH-ne, por as ka nenshkruar ndonje marreveshje te kesaj natyre qe mund te zbuste sadopak situaten katastrofale te vendit tone ne kete drejtim.

C’fare na meson pervoja e vendeve te zhvilluara te botes?
Mesimet kryesore te botes se zhvilluar per te frenuar largimin nga vendi te mjekeve dhe te infermjereve kane te bejne me politikat ne perzgjedhjen e studenteve; me stimujt financiare perkates; me permiresimin serioz te infrastuktures mjekesore, etj.
a) Politikat qe synojne perzgjedhjen e studenteve te mjekesise ose vendndodhjen e shkollave te mjekesise jane grupi i pare i pervojave te mira te botes se qyteteruar.
Keshtu Australia dhe Japonia kane caktuar nje kuote minimale te pervitshme te vendeve ne shkollat mjekesore te rezervuara per studentet me prejardhje rurale, ndonjehere te shoqeruara me mbeshtetje financiare per keta studente ose çdo student tjeter ne kembim te nje detyrimi te kthimit te sherbimit per te praktikuar per disa vite ne zonat e pasherbyera pasi te kene perfunduar trajnimin e tyre. Ose Norvegjia, Japonia dhe Kanadaja kane krijuar disa shkolla mjekesore ne rajone rurale ose te largeta, me shpresen qe me shume studente qe do te diplomohen nga keto shkolla do te mbeten me pas ne keto rajone. Ka deshmi nga keto vende qe nje perqindje e larte e studenteve qendrojne ne keto rajone rurale/te largeta, edhe pse ndonjehere ofrohen stimuj shtese financiare.
Dmth jane kushtet qe edhe tek ne, te ndermerren politike qe mundesojne perzgjedhjen e studenteve duke besuar se studentet qe vijne nga zonat rurale rurale kane gjasa me te medha per te punuar atje disa vite mbasdiplomimit se sa ata qe vijne nga zonat urbane.

b) Sigurimi i stimujve financiare per mjeket per te punuar ne zonat e pasherbyera ose zbatimi i rregulloreve per te kufizuar zgjedhjen e vend-ndodhjes se klinikes:
Nje qasje tjeter e zakonshme eshte ofrimi i llojeve te ndryshme te stimujve financiare per te terhequr mjeket per te punuar ne zonat me pak te sherbuara dhe per t’i mbajtur ata, per shembull nepermjet nje pagese te menjehershme per te lehtesuar vendosjen e tyre dhe/ose pagesat ose shperblimet shtese te perseritura. Ne Gjermani, shumica e shteteve ofrojne stimuj financiare per mjeket e pergjithshem qe hapin praktiken e tyre per here te pare, per mjeket e pergjithshem qe kualifikohen per nje pagese me te larte nese zgjedhin te vendosen ne zona te pasherbyera. Kjo eshte e kombinuar me rregulloret qe kufizojne lirine e mjekeve per te ngritur nje klinike te re ne zonat qe mendohet se jane te furnizuara ne menyre te mjaftueshme. Australia i drejton te diplomuarit jashte vendit te fushes se mjekesise dhe mjeket e trajnuar nga jashte ne zona te pasherbyera, duke perdorur rregulloret per te imponuar punesimin ne zona te caktuara per disa vite.
Per fat te keq, edhe pagesa suplementare e ofruar nga qeveria per te zbutur problemet ne shpendarjen e mjekeve brenda vendit rezulton e pazbatuar, ose e zbatuar keq apo edhe e perdorur polikisht. Ndonese duhet mbajtur parasysh se sipas studimi te muajve te fudnit te ndemrarre nga Universiteti i Sussex-it (Britani) dhe Qendra per Studime Ekonomike dhe Sociale rezultonte se nder arsyet e emigrimit te mjekeve, vendin kryesor (mbi 50%) e mbajne ato ekonomike te ndjekura nga edukimi, dhe pasigurite mbi te ardhmen ne Shqiperi.

c) Promovimi i risive ne ofrimin e sherbimeve shendetesore dhe tele-mjekesise:
Shume vende kane promovuar gjithashtu lloje te ndryshme te inovacioneve ne ofrimin e sherbimeve shendetesore per te arritur qellimin e ofrimit te aksesit te pershtashem ne sherbime me me pak mjeke ne terren. Keto risi perfshijne inkurajimin e transferimit te kompetencave nga mjeket tek infermieret dhe profesionistet e tjere shendetesore vendas, dhe zhvillimin e tele-mjekesise per te lidhur pacientet dhe mjeket permes distances se larget kur eshte e nevojshme. Ka nje numer ne rritje iniciativash qe po zhvillohen neper vendet e OECD per te shfrytezuar perdorimin e tele-mjekesise per te permiresuar aksesin ne sherbimet shendetesore, veçanerisht ne vende te medha si Kanadaja, Australia dhe Finlanda.
Nuk eshte sekret qe thuhet se ne rastin e vendit tone, sidomos gjate dekades se fundit, po ndodh fenomeni i gerryerjes se sistemit te sherbimit publik shendetor permes krijimit korruptiv te monopole private, duke shpenzuar keshtu pjesen me te madhe te buxhetit te shtetit te sektorit per shendoshjen financiare te klienteve te qeverise permes kontratave koncesionare te dyshuara gjeresisht per korrupsion politik, por qe gezojne “mbrojtje te posacme” ndaj ndeshkimit te ligjit dhe jane te paprekshem edhe nga SPAK-u. Per rrjedhoje, personeli mjekesor, sidomos mjeket e rinj as kane mundesine te formohen si te tille, as mundesine qe te njihen dhe te zoterojne arritjet bashkohore te shkences dhe te teknologjise mjekesore si dhe jane subjekt i shfrytezimit barbar dhe keqtrajtimit nga pronaret pasanike te spitaleve private. Mjafton te kujtojme se ne sistemin arsimor universitar te vendit tone jane aktualisht 18 institucione qe leshojne diploma kryesisht per jashte vendit, shumica nku kane as laboratore dhe as spitale, madje nje pejse ne qytete periferike edhe “studentet” i kane jashte vendit, dm,th jane te llojit al-Kristal…
Keto jane disa leva politikash te diskutueshme, qe meritojme debat publik dhe institucional, qe sigurisht nuk zgjidhin menjehere problemin por gjithsesi ndihmojne ne zbutjen e tij dhe jo masat arbitrare si vete qeverisja aktuale, masat jo-kushtetuese si ato qe prashikon projekti-ligji i futur me urgjence per shqyrtim ne Kuvendin e Shqiperise.

Ne vend te konkluzioneve…
Ashtu si ne vendet e tjera te BE dhe botes, ofrimi i kujdesit shendetesor edhe ne Shqiperi po ndryshon vazhdimisht, i nxitur deri-diku edhe nga inovacioni, teknologjia, ndryshimi i nevojave shendetesore te popullatave dhe kufizimet ekonomike. Ndersa keto ndryshime ndodhin, ato paraqesin edhe mundesi per te ofruar sherbime shendetesore me te mira dhe me efikase per me shume qytetare perfitues te tyre. Por qe kjo te ndodhe, hartuesit e politikave publike, organizatat profesionale te mjekeve, infermjereve e stomatologeve, institucionet arsimore dhe vete qytetaret duhet te punojne se bashku per te kapercyer sfidat e kohes sone sic eshte edhe largimi i personelit nga vendit, dhe per te siguruar qe sistemi shendetesor te permbushe me sukses nevojat ne ndryshim dhe pritjet ne rritje te qytetareve taksa-pagues te vendit.
Cfaredo politike qeveritare inatcore dhe e pakonsultuar me grupet qe cenohen nga politika te tilla, sic jane ne rastin konkret studentet e mjekesise, nuk ben gje tjeter vecse nxit me tej brkatisjen e vendit dhe thellimin e metejshem te krizes (nese “udheheqesi” nuk ka parashikuar qe ta mbushe edhe kete sektor me filipineze, somaleze,bangladeshas, e qyqare te tjere te “botes se trete” qe synojne Europen Perendimore duke e pare Shqiperine si “place d’arm” per kete synim).

Latest articles

Related articles