Gazetarja investigative, Klodiana Lala, është shprehur se tregu i drogërave të forta ka pasur lëvizje gjatë kohëve të fundit.
Komentet Lala i bëri teksa ishte e ftuar në emisionin “Log”, ku tha se trafiku i kokainës nga Amerika Latine drejt Shqipërisë bëhet përmes tretësirave të ndryshme, qymyrit apo edhe konteinerëve me banana.
“Mua sot më shqetëson trafikimi i drogërave të forta. Kryesisht trafikimi i kokainës nga Amerika e Jugut drejt Shqipërisë. Pjesa më e madhe kanë ardhur përmes kontenierëve me banane. Ka pasur raste që ka ardhur përmes tretësirave të ndryshme. Maroku dhe Afganistani janë vende prodhuese, rasti më i fundit i SPAK ngriti shqetësimin… Tregu i drogërave të forta ka një lloj lëvizjeje gjatë kohëve të fundit.
Një nga rastet kryesore që ishte babai i Arbër Çekajt i cili ishte në anë të kontejnerit, droga vjen përmes tretësirave të ndryshme apo qymyrit. Të gjitha sasitë e kapura kohët e fundit janë sasi të mëdha. Duhet të shikojmë rritjen apo shtimin e shqiptarëve që janë në amerikën latine. Për ta trafikuar drogën duhet të kesh bashkëpunëtorë në portin që e nis, në portin transit, etj. Sasitë e kapura tregojnë se në 10 ngarkesa, vetëm 1 kapet në raport me atë që kalon. Kjo duhet të na shqetësojë më shumë se hashashi.
Lazarati ka qenë një fshat jashtë kontrollit, por nuk kemi pasur masivizim me sera me kanabis etj. Unë shoh problem kokainën dhe heroinën. Kohët e fundit ka pasur disa goditje. Duke pasur sinjalizime nga jashtë. Për vite me radhë autoritetet e huaja nuk bashkëpunonin me autoritetet ligjzbatuese këtu. Hashashi është një histori më e thjeshtë sesa parandalimi i drogërave të forta. Sepse aty hyn pastrami i parave, etj”, është shprehur Lala.