Prokuroria Speciale e Malit të Zi vë në hetim 9 ish-ministra

spot_img
Advertisements

Prokuroria Speciale e Shtetit (SDT) ka ngritur aktakuzë kundër nëntë zyrtarëve të ish-qeverisë për shkak të dyshimit se kanë keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare për ndarjen e banesave dhe kredive për banim si anëtarë të ish-qeverisë.

Mes të akuzuarëve është ish-kryeministri Dushko Markoviç dhe anëtarët e qeverisë së tij.

Ata akuzohen se kanë dëmtuar arkën e shtetit me 2.6 milionë euro, duke miratuar dhe dhënë kredi për përmirësimin e kushteve të banimit për 119 zyrtarë publikë dhe punonjës të organeve shtetërore dhe organeve të administratës shtetërore, nga 17.500 deri në 40.000 euro dhe kështu kanë përfituar, raporton vijesti.

spot_img

Latest articles

Related articles