Gaz Bardhi i uron ditëlindjen Amerikës!

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka uruar SHBA për ditën e pavarësisë.

Ajo që bie në sy përpos mesazhit që Bardhi ka dhënë, ka qenë fotoja ku ka pozuar me ish-ambasadoren Yuri Kim, si mesazh për retorikën e ashpër që i është bërë nga grupi i Rithemelimit dhe ish-kryeministri Berisha.

“Dita më e mirë për të falënderuar SHBA që na ka qëndruar në krah në kohërat më të vështira të kombit shqiptar. Siç thonë njerëzit e mençur, ka të paktën një gjë që është më keq sesa të luftosh me aleatët dhe kjo është të luftosh pa ta! Gëzuar ditëlindjen Amerikë!”, – thotë Bardhi teksa ndan foton me Kim.

Latest articles

Related articles