Bill Clinton në Tiranë, ambasada amerikane: Moment i rëndësishëm për marrëdhëniet mes dy vendeve

Për vizitën e ish-presidentit Bill Clinton në Tiranë ka reaguar edhe ambasada e SHBA në kryeqytetin shqiptar.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasada amerikane I uron mirëseardhjen presidentit të 42-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa thekson se kjo vizitë është një moment domethënës në miqësinë e dy vendeve.

“Mirë se erdhe në Tiranë President Clinton! Vizita e parë e ish-presidentit në Shqipëri është një moment domethënës në miqësinë e qëndrueshme mes vendeve tona”, shkruan ambasada.

Avioni që transportonte ish-kreun e Shtëpisë së Bardhë u ul në avionin e Rinasit rreth orë 15:20 minuta. Presidenti Clinton u prit nga vetë kryeministri Edi Rama me të cilin udhëtoi drejt Tiranës, aty ku do të zhvillohet dhe ceremonia shtetërore e organizuar në nder të tij rreth orës 19:00.

Latest articles

Related articles