“Unë e mbaj të zgjedhme, s’e mar kot, e pi vet ndonjë vizë”- Agjentë policie “çmontuan”grupin e tregtisë

Agjentë të infiltruar të policisë Elbasan dhe Policisë së Shtetit kanë “çmontuar” disa nga anëtarët e grupeve të shpërndarjes së kokainës dhe heroinës në qytetin e Elbasanit.

Sipas dosjes hetimore që ka siguruar “Ora News” del qartasi se të gjitha veprimet stimuluese janë kryer nga agjentë të infiltruar të cilët janë “maskuar” si përdorues droge duke shfaqur interes për të blerë lëndë narkotike tek individë që ishin shënjestruar nga policia si persona që konsumonin dhe shisnin drogë.

Aktualisht po mbahet seanca gjyqësore në gjykatën e Elbasanit për të arrestuarit në kuadër të operacionit “Rrjeta”, të akuzuar për shpërndarje të lëndëve narkotike. Prej mëngjesit të sotëm të arrestuarit kanë mbërritur në gjykatë nën masa të rrepta sigurie.Në total janë 45 persona që do njihen me masën e sigurisë, ku për 37 persona është kërkuar masa e sigurisë “arrest me burg”, për 5 është kërkuar “arrest shtëpie”, ndërsa për 3 të tjerë është kërkuar masa e sigurisë detyrim paraqitje.

Sipas dosjes hetimore Hekuran Gjeli alias Salla, që është pjesë e grupit kriminal “Çapja” në Elbasan, në datën 11 qershor 2023, i ka shitur një agjenti të policisë një sasi kokaine.Agjenti “K”, i ka blerë dy porcione me kokainë Hekuran Gjelit, të cilat ishin në masën 0.9 gramë. Sipas hetimeve, Hekuran Gjeli, ka qënë i monitoruar, vëzhguar dhe mbi të janë përdorur metoda specilae të hetimit të “Veprimeve simuluese”, konkretisht të blerjes së simuluar të lëndës narkotike personit të dyshuar si i përfshirë në veprimtari kriminale.

Agjenti i autorizuar në datën 11 qershor 2023, ka shkuar te servisi i automjeteve që ndodhet pranë karburant “Eida”, ku ka marrë kontakt me Hekuran Gjeli, ku pasi kanë biseduar për disa sekonda dhe më pas agjenti, ka vazhduar lëvizjen në drejtim të rreth rrotullimit të Bradasheshit.

Ndërsa Hekuran Gjeli ka lëvizur me automjetin me targa AB 764 JM në drejtim të karburant “Eida”.

E ka parkuar automjetin aty dhe ka dal nga automjeti duke qëndruar në këmbë pranë tij. Është bërë verifikimi i automjetit me targa AB 764 JM nga ku ka rezultuar se ky automjet është në pronësi të shtetasit Romarjo Bora, nga Elbasani.

Nga përgjimi ambjental mes agjentin “K” dhe Hekuran Gjelit është zhvilluar kjo bisedë mes tyre.

Gjeli:Hë unë e kam të mirë unë,o Mari.

Agjenti:Hë o Nush ku të pres…?

Gjeli:Prit aty se erdha.

Agjenti:Hajde po të pres këtu.

Gjeli:Hape krahun se erdha.

Agjenti:Mirë.

Gjeli: Hë ka dal e mirë?

Agjenti “K”: E mir ishte vlla.

Gjeli: Unë e mbaj të zgjedhme se e pi vet nai viz,ene e maj të zgjedhme nuk mar kot.

Agjenti “K” :Jo ishte i mirë me vërte ky.

Gjeli: në përgjithsi e zi, a kupto.

Agjenti “K”: Dilte e fuqishme fare.

Gjeli: Na e la hajt të rujt zoti.

Agjenti: Hajt.

Latest articles

Related articles