Manipulimi i mendjes, funksioni themelor i gjuhës

Nga Selim Kurti
___________________
Njeriu eshte i vetmi lloj qe ka shpikur gjuhen, edhe pse, per t’u kuptuar, ne shume situata, gjestet dhe pantomimat jane te mjaftueshme.
Nuk ka fis e grup etnik qe te mos kete gjuhen e tij

Ka kohe qe shkencetaret pyesin: pse dhe kur?
Shume teori qarkullojne rreth lindjes se gjuhes.
Çfare ndryshimesh mjedisore dhe anatomike ishin te domosdoshme para se njeriu te filloje te flase?
Shpikja e fjales ka lidhje me ndonje mekanizem konjitiv specifik, apo eshte rrjedhoje e aftesive te tjera?

Kerkimet shkencore po percaktojne, perdite e me shume, etapat e evenimentit me te rendesishem te evolucionit njerezor.

Dy premisa jane te domosdoshme qe te zhvillohet gjuha:
1. Biologjikisht, duhet te jete e mundur te flasesh.
2. Sociologjikisht, duhet te jete e dobishme te flasesh.
Nje shimpanze nuk meson te flase, edhe kur rritet midis njerezve, por as nje femije njeriu nuk meson te flase nese ne vitet e para nuk ka kontakte me njerez qe flasin gjuhen.

Evolucioni biologjik dhe ai social duhet te kene ecur krah per krah, perderisa edhe sot e kesaj dite perberesi biologjik e social jane aq te nevojshem per gjuhen.

Si kane ndodhur keta dy procese?
Me pak fjale, duhet te kete ndodhur pak a shume ne kete menyre: ne fillim ishin gjestet, te cilat, bashke me vokalizimin sollen krijimin e pantomimave te para. Me ne fund, pantomimat kane evoluar drejt gjuhes.

Duke u nisur nga fakti se qendrat e gjuhes te mengjerashët gjenden ne hemisferen e djathte te trurit, mund te deduktohet se rritja e aftesive manuale ka sjelle specializimin e zonave te gjuhes ne tru: dora-dores qe njeriu mesonte te perdorte me mire doren zoteruese, ne hemisferen perkatese (te kundert) perpunonte nje gjuhe.

Ka shume mundesi qe gjuha te kete lindur nga kombinimi i gjesteve me tingujt. P.sh. gjesti i prerjes i shoqeruar me zhurmen perkatese te thikes.
Vetem me vone fjala duhet te kete marre “frerët”.
I gjithe procesi mund te kete filluar rreth 2 milione vjet me pare e te kete perfunduar pak perpara se paraardhesit tane te drejtperdrejte te linin Afriken, pra rreth 300 mije vjet me pare.

Kur lloji njerezor u shpernda anekënd botes dhe formoi grupet e shumta etnike, ai fliste nje gjuhe shume te ngjashme me tonen, perndryshe ato nuk do te kishin kaq shume ngjashmeri strukturore.

Sipas teorive me moderne, nje protogjuhe e perbere nga tinguj dhe pantomima te thjeshta, flitej para rreth 1 milion viteve, kurse ndertimi i nje gramatike qe u lejonte njerezve te kuptonin çfare thoshin te tjeret, por edhe te kuptoheshin prej tyre (kush, çfare kishte bere, kur, me kë dhe ne ç’rend) eshte zhvilluar rreth nje gjysem milioni vjet me pare.

Nderkohe qe krijimtaria artistike dhe imagjinata duket se kane lindur rreth 70 mije vjet me pare, fale nje mutacioni gjenetik qe ka prekur zhvillimin e kores prefrontale (paraballore), PFC.

Shume pyetje jane ende te hapura sa i takon qellimit te vertete te gjuhes.
Si shpjegohet qe kush flet (pra jep informacione) nuk merr asgje ne kembim?
Ka disa shpjegime te mundshme:
– gjuha eshte zhvilluar per te rrefyer. Kush ishte me i zoti, fitonte shoke ose shoqe dhe riprodhohej me perparesi;
– gjuha na ka ndihmuar per te perdorur inteligjencen ne gjetjen e nje partneri;
– per te gjuajtur e per te jetuar ne pergjithesi, do te mjaftonin gjuhe më rudimentare se sa keto qe kemi, por gjuha u nderlikua sepse oratoret me te mire siguronin nje status social me te larte.

Shkurt, thone antropologet, gjuha i ka nxjerre mendjet ne treg, ku per here te pare ne historine e evolucionit, ka filluar te veproje perzgjedhja seksuale.

Sepse qellimi perfundimtar i gjuhes, mendojne shumica e shkencetareve, nuk eshte informimi, por bindja e tjetrit.
Gjuha sherben per te ngjallur mendime te degjuesi. Ne nje fare menyre, sherben per te manipuluar mendjen.

A nuk ndodh keshtu edhe sot e kesaj dite?

Latest articles

Related articles