Av. Laska: Basha shkon çdo vit në Kishën e Laçit

Avokati Elton Laska i cili është nga zona e Kurbinit, në emisionin “Stay Tuned” në MCN Tv, komentoi vizitat e përvitshme të Lulzim Bashës në kishën e Laçit.

“Nuk besoj se ka vend për politikanët shqiptarë. Pavarësisht se do dëshiroja që të ndiqnin ritualet e kishës së Shna Ndout dhe ndoshta do i ndihmonte. Basha pavarësisht se shkon çdo vit, nuk duket se e ka ndihmuar shumë.

Laska thotë se establishmenti është në bllok i përqendruar që të mos ketë ndryshim elitash, ndërsa të rinjtë nuk janë mjaftueshëm këmbëngulës për të arritur suksesin, pasi për të arritur suksesin duhet një këmbëngulje shumë e madhe.

“Ka shumë të rinj që e shohin të ardhmen jashtë Shqipërie, nuk i gjykoj dot se hapësirat jashtë Shqipërisë janë shumë më të favorshme.

Por Shqipëria ka nevojë për një brez të ri shumë kërkues në mënyrë që Shqipëria të ketë nesër një fytyrë tjetër dhe vizion tjetër.

Harta rozë në zgjedhje nuk ishte surprizë e madhe për mua, marrë parasysh mënyrën se si opozita u fut në këto zgjedhje, ishte e fragmentarizuar.

Një pjesë e establishmentit të vjetër kërkoi të riciklojë veten dhe të japë mesazhe që në thelb ishin pa një thelb ndryshimi.

Në këtë këndvështrim them që nuk ishte e papritur fitorja e së majtës, e papritur ishte një rezultat kaq i thellë që dukshëm është një rezultat që është marrë me presion dhe blerje.

Nëse ishin dy pjesë në PD, tani po bëhen tre pjesë. Pjesa e pjesëzës po del dhe po shfaqet si fryma e re, ajo që mendon se mund të japë një lëvizje brenda asaj pjese që ka ngelur te PD.

Por me dhimbje them që nuk frymëzon dhe nuk jep asnjë lloj shprese që mund të jetë ndryshe se ishte e privuar.

Të gjitha pjesët që po shohim sot janë puzzle i një pikture të madhe të asaj PD që ishte dhe këto puzzle të dala në hapësirë nuk bëjnë më atë pikturën që ishte dhe të shpërndara kështu nuk di si mund të japin një frymë ndryshe.”

Latest articles

Related articles