Sali Berisha për skandalin Gjici: 500 mijë euro gjobë! Alma ka ardhur tek unë


Videoskandali që “fundosi” karrierën politike të Safet Gjicit dhe e futi në burg, vijon të jetë ende në qendër të vëmendjes së opinionit publik.

Disa ditë më parë, u zbulua një tjetër variant i historisë, ku gazetari Mero Baze në një shkrim të tij pretendon se ka dëgjuar audiopërgjimin e Alma Kaçit me një person tjetër i cili dyshohet që të jetë edhe organizatori.

Sipas asaj që thekson Baze një person i tretë gjatë bisedës me Almën një ditë para se vidopërgjimi të bëhet publik i thotë kësaj të fundit ndërsa i kthen kartën e memories që videopërgjimin t’ia nisë Sali Berishës.

Ndërkohë Alma Kaçi i ka kërkuar që mos e bëjë publike videon para se ajo të largohej nga Shqipëria, ish-kryeministri Berisha ka folur për audiopërgjimin dhe foton ku shfaqet së bashku me Almën.

Ajo që mund të them un janë tre variante. I pari është ai që shpjegon Alma; ai ishte seks për tenderat. Korrupsion erotik, autorja e shpjegon në këtë mënyrë. Varianti i dytë, por prova nuk kamë, thonë që ia bënë njëri-tjetrit. Grindje e brendshme midis klaneve të PS.

Ka një përpjekje që Almën ta paraqesin si agresore dhe Safetin si viktimë, por kjo është unike në botë. Kush po e bën këtë? Duket se pasi ka ndodhur historia lëpirës të qeverisë kanë gjobitur Safetin dhe gjoba flitet deri në 500 mijë euro për të mos e dhënë filmin. Mirëpo ndodhi që filmi u dha, tani thonë Safet këtë ta ka organizuar Saliu.

E kanë hallin te borxhi, mos i kthejnë borxhin Safetit. Alma ka ardhur te unë, unë si rregull nuk bëj publik bisedat në zyrën time. Secili që vjen te mua është i autorizuar të bëjë bisedat publike, po deshe dil vetë dhe thuaje, nuk merr njeri porosi nga unë që këtë bëjë, këtë mos e bëj. Unë jam transparent. Kjo nuk është politika ime,’ tha Berisha.

Latest articles

Related articles