Policia e Shtetit është rikthyer pranë kampit të muxhahedinëve

Policia e Shtetit është rikthyer në Manëz të Durrësit, pranë kampit të muxhahedinëve.

Forca speciale të policisë janë të pranishme në rrugën nacionale dhe në sheshin para hyrjes së kampit.

Nuk dihet ende nëse do të ndërhyhet sërish për kontroll brenda kampit. 9 ditë më parë me vendim të Gjykatës së Posaçme,

Policia e Shtetit ushtroi kontroll në ambientet e kampit të MEK-ut, kontroll që nxiti reagimin e banorëve të kampit. Reagimi i tyre nisi menjëherë kur policia iu afrua serverave dhe filloi të sekuestrojë pajisjet kompjuterike.

Reagimet e para kanë qenë për asgjësim të dokumenteve dhe kartave të memories, e më pas në një përballje fizike me policinë për të mos lejuar marrjen e tyre.

Latest articles

Related articles