“Deputeti i satirës” nuk e paska kuptuar që PD është ndarë nga e kaluara


Nga Mirela Karabina

Ish Nën/kryetar i PD-së, i dorëhequr, Nën/kryetar i Parlamenti, jo i dorëqur nga ky post nuk e dimë pse, është dhe deputet që harxhon kohë televizive, del flet si analist, pavarësisht se si deputet duhet të mbajë qëndrim politik.

Po si mundet të ”fshihet” komod si “neutral”, as andej e as këndej dhe tani na jep mend se çfarë të bëjmë,
se duhet të bashkohemi.

Me kë dhe për çfarë?

Si mundet të bëj sikur e harron pse ka ndodhur ndarja në PD?

Kush ishte deputeti në 9 shtator?
Ku ishte në 18 dhjetor’2021?
Ku ishte në 8 janar 2022?
Ku ishte në fushatën zgjedhore?
Për ka votuar deputeti?

Para se të na japë mend duhet t’i tregojë demokratëve dhe elektoratit se çfarë ka bërë dhe bën deputeti, përveç satirës për kolegët?

“Deputeti i satirës” nuk e paska kuptuar ende që Partia Demokratike është ndarë nga e shkuara, dhe nuk është çështje numrash grupi, por ndarje filozofish.

Partia Demokratike votëbesimin do ia kërkojë 70% të elektoratit opozitar që është neveritur nga klasa politike 33 vjeçare.

Platforma “Aleanca me qytetarët për Demokraci” tejkalon anëtarësinë.

Ndaj, është mirë që deputeti të ndajë mendjen…

Latest articles

Related articles