Një histori e padëgjuar ka ndodhur në Kukës, ku një 57-vjeçar, Xhevit Sopaj, ka falsifikuar 21 vjet më parë dokumente për të regjistruar si vajzën e tij identitetin e një fëmije të mitur që nuk ekzistonte, ndërsa në 2021 falsifikoi sërish dokumente për ta shpallur të vdekur këtë fëmijë.
Nga veprimet hetimore rezulton se 57-vjeçari, i vënë në pranga tashmë, e ka kryer këtë veprimtari kriminale, për të përfituar pension më të lartë, bazuar në ligjin e kohës.
Po ashtu janë proceduar penalisht për dyshime për shpërdorim të detyrës, një mjek dhe administratori i një agjencie funerale.